×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Selimi premton mbështetje për viktimat e dhunës në familje

    FrontOnline
    08 Qershor 2020

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka vizituar Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, me ç ‘rast është takuar me drejtoreshën e QMGF-së, Zana Asllani si dhe udhëheqësen e UN Women, zyra në Kosovë, Vlora Tuzi- Nushi.

    Ministri Selimi në vizitën e parë zyrtare është njoftuar për sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit me strehimoret e viktimave të dhunës në familje, thuhet në kumtesë.

    “Kjo është vizita ime e parë zyrtare dhe jo rastësisht e kemi zgjedhur këtë strehimore për ta dërguar mesazhin se dhuna në familje duhet të trajtohet seriozisht. Dhuna në familje është një shqetësim i yni, të cilës do t’i qasemi në mënyrë serioze”, është shprehur Selimi.

    Pas përfundimit të takimit, Ministri Selimi ka takuar edhe disa nga viktimat e dhunës në familje, që janë të strehuara në këtë qendër.

    “Pata rastin gjithashtu të takohem me disa nga viktimat e dhunës që janë të strehuara këtu dhe mesazhi imi ishte: hapi i parë, më i madh dhe më i vështiri është ardhja e viktimave të dhunës në këtë qendër sepse kjo është një shkëputje e zinxhirit të dhunës”.

    “Sfida më e madhe është ri integrimi i tyre. Besoj që shumë shpejtë në bazë të disa rekomandimeve që kemi bërë bashkë me Agjencitë e Kombeve të Bashkuara, të fillojmë menjëherë që të shikojmë mundësinë e bashkëpunimit me sektorin privat”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën. Në një njoftim për media, LVV thekson se zgjedhjet...
    Lajme04 Mars 2026
    Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka dalë nga objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Sport04 Mars 2026
    Franco Mastantuono është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti Spanjoll i Garave për qëndrime përbuzëse ose shpërfillëse ndaj gjyqtarit gjatë ndeshjes së fundit...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.