×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Selimi: Ekspertët e dorëhequr nga Grupi Punues për procesin e vettingut e kanë mundësinë të rikthehen

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se anëtarët e Grupit të Ekspertëve të zgjedhur nga qeveria e kaluar për procesin e vettingut, e të cilët kanë dhënë dorëheqje dy ditë më parë nga ky proces, e kanë të hapur mundësinë e rikthimit.

    Ministri Selimi në një konferencë për media ka thënë se Grupi i Ekspertëve të dorëhequr janë të mirëseardhur që të jenë pjesë e këtij procesi.

    “Në takimin që kemi pas me Grupin e Ekspertëve të caktuar nga qeveria e kaluar, dhe jemi dakorduar që ne si ministri të dërgojmë termat e referencës dhe të dërgojmë vizionin tonë për gjithë përfshirje. Pasi që i kemi dërguar propozimin për përfaqësuesit nga institucionet dhe termat e referencës, me një deklaratë publike ky grup i ekspertëve ka dhënë dorëheqje. Për të qenë korrekt dhe për të respektuar parimin mbi të cilin ne kemi filluar, në vendimin që do ia dërgojmë qeverisë për aprovim ne ende do ta mbajmë hapur ku Grupi i Ekspertëve është i mirëseardhur të marr pjesë në këtë proces. Me gjithë deklaratën e tyre publike që e kanë pa si politike, ne nuk do të bëjmë politikë, por do ta mbajmë të hapur mundësinë e kthimit të tyre në këtë proces”, ka thënë Selimi.

    Ai tregoi se gjatë një takimi që ka mbajtur në zyrën e kryeministrit janë konsultuar me të gjitha institucionet e drejtësisë si dhe me partnerët ndërkombëtarë që të gjithë të jenë pjesë e një dizajnimi të sistemit të llogaridhënies duke përfshirë edhe vettingun.

    “Ka disa javë që kjo temë diskutohet, kemi vendos të krijojmë një proces konsultativ me të gjithë hisedarët e drejtësisë duke përfshirë dhe Grupin e Ekspertëve të vendimit me numër 08/04 të datës 28.02.2020 nga qeveria e kaluar. Gjatë kësaj kohe me zyrën e kryeministrit respektivisht me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj kemi konsultuar Këshillin Prokurorial, Këshillin Gjyqësore, Gjykatën Supreme, Prokurorin e Shtetit, Gjykatën Themelore, por më me rëndësi kemi konsultuar edhe partnerët tanë strategjik SHBA-të, Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Italinë, misionin e OSBE-së dhe përfaqësues tjerë nga shoqëria civile. Pikë e këtij vendimi do të jetë që çdo ekspert apo grup i ekspertëve e kanë të hapur mundësinë e rikthimit në këtë proces. Pjesëmarrës të grupit kemi biseduar, një përfaqësues i zyrës së kryeministrit, një përfaqësues nga ministria e Drejtësisë, një përfaqësues nga Këshilli Prokurorial, një përfaqësues nga Këshilli Gjyqësore, një përfaqësues nga Agjencia Kundër Korrupsion, një përfaqësues nga Policia e Kosovës, një përfaqësues nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, një përfaqësues Oda e Avokatëve të Kosovës, përfaqësues nga grupi i ekspertëve të vendimit nga qeveria e kaluar, në këtë vendim do të ftohen në rolin këshill- dhënës, ambasada e SHBA-së, nga zyra e BE-së, ambasada e Italisë, Gjermanisë, Britanisë, Francës, përfaqësues nga misioni i OSBE-së dhe përfaqësues tjerë nga shoqëria civile”, ka thënë ndër të tjera Selimi.

    Ndryshe, shtatë anëtarë të Grupit punues për procesin e vettingut janë dorëhequr nga ky grup për shkak të vendimit të ri të ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, i cili pritet të themelojë një grup të ri punues lidhur me hartimin e modaliteteve dhe skenarëve për çështje të reformës në sistemin e drejtësisë, duke mos përjashtuar edhe procesin e vettingut.

    Për këtë ka reaguar edhe ish ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ka thënë se aludimi i ministrit Selimi se anëtarët e Grupit të ekspertëve janë të ndonjë partie politike janë të papranueshme dhe të dëmshme.

    Nga Rubrika
    Opinione03 Mars 2026
    Nga: Gjergj Dedaj Jugonostalgjikët dhe autonomistët janë çdo ditë e më shumë agresiv, për të zënë pozita kyqe në regjimin e Kurtit,...
    Opinione02 Mars 2026
    Nga: Daan Everts Është thellësisht e pabesueshme që NATO do të ndërhynte në këtë konflikt në favor të UÇK-së, nëse shërbimet e...
    Opinione28 Shkurt 2026
    Ballkani i Hapur ringjallet si Lazari pasi ishte shpallur politikisht i konsumuar dhe ishte zhdukur nga konferencat rajonale dhe nga retorika e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.