Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka bërë të ditur se me qëllim të mbrojtjes së jetës së qytetarëve nga pandemia COVID-19, si ministër i Tregtisë dhe Industrisë, ka nënshkruar një Urdhëresë për aplikimin e masave për parandalimin e luftimit të COVID-19 në sektorin e gastronomisë.
Siç ka bërë të ditur Krasniqi, përmes kësaj urdhërese ka kërkuar zbatimin e masave që dalin nga Plani Kombëtar i Reagimit ndaj këtij virusi.
“Përmes kësaj urdhëresa kam kërkuar zbatimin e masave që dalin nga Plani Kombëtar i Reagimit ndaj këtij virusi, rekomandimeve që janë dhënë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Manualin e Ministrisë së Shëndetësisë. Urdhëresa duhet të zbatohet nga të gjitha bizneset e gastronomisë dhe Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me inspektoratet tjera do të jenë në terren çdo ditë për zbatimin e masave për tu mbrojtur nga pandemia. V.K”, ka shkruar Veseli.

Të tjera
-
23:18 | 27 Shkurt 2021
-
22:57 | 27 Shkurt 2021
-
22:48 | 27 Shkurt 2021
-
22:47 | 27 Shkurt 2021
-
22:42 | 27 Shkurt 2021
-
22:27 | 27 Shkurt 2021
-
22:17 | 27 Shkurt 2021
-
22:17 | 27 Shkurt 2021
-
22:11 | 27 Shkurt 2021
-
22:04 | 27 Shkurt 2021
-
22:00 | 27 Shkurt 2021
-
21:53 | 27 Shkurt 2021