×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ministri i Jashtëm gjerman: Pushimet në verë të mundshme, por me kufizime

    FrontOnline
    20 Maj 2020

    Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, tha pas një takimi me kolegë nga vendet që kufizojnë Gjermaninë se ai beson se pushimet verore në Evropë do të jetë të mundshme këtë vit, por me kufizime.

    “Në këtë vit të krizës së coronavirusit, ne duam të mundësojmë një pushim veror evropian, por duhet të veprojmë me përgjegjësi. Për të pasur sukses, pushimi duhet të jetë i parashikueshëm dhe, mbi të gjitha, i sigurt”, tha Heiko Maas pas takimit me ministrat e jashtëm.

    Ai tha se siguria ka të bëjë me dy aspekte: e para është lejimi i turistëve gjermanë të kthehen në shtëpi të sigurt, gjë që kërkon hapjen graduale të kufijve dhe heqjen e rregullave të karantinës.

    Një aspekt tjetër, tha Maas, ka të bëjë me masat kundër përhapjes së pandemisë së coronavirusit.

    “Ne duhet të jemi të sigurt se nuk duhet ta paguajmë turizmin veror për një valë të dytë infeksioni. Kjo është arsyeja pse duhet të biem dakord për standardet e shëndetit dhe higjienës në qendrat turistike”, tha ministri i Jashtëm gjerman.

    Ai theksoi se Gjermania si një “kampion bote kur bëhet fjalë për udhëtime” ndihet veçanërisht e përgjegjshme kur bëhet fjalë për rihapjen e sezonit të udhëtimit.

    Maas tha se shpreson që rekomandimet e qeverisë gjermane që të mos udhëtohet jashtë vendit, të paktën për sa i përket vendeve evropiane, do të shfuqizohen në 14 qershor.

    “Bisedimet e sotme na afruan drejt këtij qëllimi. Ne duhet të vazhdojmë këtë harmonizim të pozicioneve dhe masave në ditët në vijim”, shtoi Maas.

    Ministri i Jashtëm gjerman diskutoi gjithashtu për rihapjen e sezonit turistik me ministrat e jashtëm të vendeve të njohura si destinacione turistike të shtetasve gjermanë, përfshirë Kroacinë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.