×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Drejtësisë jep detaje se si Haradinaj ndryshoi marrëveshjen për Ujmanin

    FrontOnline
    12 Shtator 2020

    Po vazhdojnë të dalin dy versione për atë se çfarë ka ndodhur me Marrëveshjen e Washingtonit në pikën për Ujmanin. Versioni i parë është i LDK’së kurse i dyti i AAK’së. Ende nuk dihet se kush nuk po e thotë të vërtetën: Kryeministri Hoti apo Ministri i Drejtësisë Selim Selimi. Ky i fundit doli sot për herë të parë dhe tha se Ramush Haradinaj ndryshoi marrëveshjen për Ujmanin nga Prishtina.

    Kryeministri Hoti, ka thënë ditë më parë se AAK nuk ka ndikuar që marrëveshja për Ujmanin të ndryshohet. Ndërsa, Selim Selimi sot përsëriti se Ramush Haradinaj shpëtoi liqenin nga një marrëveshje që do ta bënte bashkëpronare Serbinë.

    Në një intervistë “Balkan Talks’, Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi e ka thënë të kundërtën e asaj që e ka deklaruar shefi i tij në Qeveri, Avdullah Hoti.

    Ka përsëritur se marrëveshja për Ujmanin u bë e mirë për Kosovën vetëm pasi Ramush Haradinaj intervenoi nga Prishtina.

    “Aktivizimi i z. Haradinaj nga Prishtina dhe roli i tij aktiv për këtë marrëveshje, mund të them, ka qenë ndryshim pozitivisht. Pasi që këshillat e tij dhe sugjerimet e tij e bën Marrëveshjen më të mirë”, ka thënë Selimi, në intervistën dhënë gazetarit Frango Egro.

    Zyrtari i AAK’së ka dhënë edhe detaje të tjera lidhur me atë se fillimisht ka pasur rrezik që marrëveshja të nënshkruhej ku palët dakodroheshin se do ta ndanin Liqenin e Ujamnit.

    “Ne versionin e parë të marrëveshjes, thuhet se ka një ndarje mes palëve për çështjen e energjisë, pastaj ka dalë studimi i fizibiliteti. Do të thotë që se amerikanët do të bëjnë një udhëzues se si do të shfrytëzohet liqeni për energji. E jo të ndajmë ne liqenin e Ujamnit”, ka thënë ai.

    Ky zyrtar i Qeverisë së Kosovës ka thënë se gjithë ndërhyrja e Haradinajt ka qenë në të mirë të Kosovës.

    “Intervenime të tilla, veçanërisht të z. Haradinaj, i cili ka një përvojë të jashtëzakonshme në dialogim, dhe ka një njohuri për çështjet e sovranitetit dhe çështjet e shtetit ka qenë një pikë kthese në pikat e kësaj Marrëveshjeje”, ka shtuar ai.

    Selimi ka konfirmuar se tash e tutje udhëzues për Qeverinë sa i përket temave nacionale do të jenë Ramush Haradinaj, Isa Mustafa dhe Fatmir Limaj.

    “Për çështje nacionale, është e mirëpritur dhe e domosdoshme që garantuesit e këtij koalicioni që kanë nënshkruar platformën qeverisëse të kycen aktivisht pasi ata e kanë hisen e formimit të kësaj Qeverie. Aktivizimi i tyre i bën mirë çështjeve nacionale dhe udhëzues për Qeverinë”, ka shtuar ai.

    “Çështjet nacionale janë të ndjeshme. Përgjegjësia shkon përtej koalicionit qeveritar”, ka thënë ai.

    Ndërkohë, në temën e ndryshimit të marrëveshjes për Ujmanin është përfshirë edhe Isa Mustafa, i cili ka thënë se s’është e vërtetë se ka pësuar ndryshim

    “Formulimi për Ujmanin nuk ka pësuar asnjë ndryshim më dt 4 shtator. Më dt 3 shtator, në mbrëmje, nga Kryeministri Hoti jam njoftuar për harmonizimin e formulimit, i cili është nënshkruar ditën e nesërme ( më dt. 4 shtator)”, ka shkruar Mustafa pas disa reagimeve të Ramush Haradinajt.

    Një ditë para marrëveshjes Kosovë-Serbi në Washington, më 3 shtator, ka pasur përplasje mes dy grupeve të delegacionit, zyrtarëve të LDK’së dhe atyre të AAK’së.

    Nga Prishtina, Ramush Haradinaj kërcënoi se do t’i largonte Ministrat nëse pranohet marrëveshja ashtu siç ishte propozuar nga Amerikanët. Është raportuar pastaj se Haradinaj ka pasur një telefonatë aspak të këndshme nga një zyrtar amerikan, i cili e ka kërcënuar me sanksione amerikane nëse ndikon në mosarritjen e marrëveshjes.

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Përdorimi i rrjeteve kompjuterike nga një masë e madhe, në Shqipëri ka bërë që të rriten edhe rastet kur po abuzohet me...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Videoja e një vajze të vogël që imiton ulërimën e luanit është bërë virale në rrjete sociale. Riley Kay Scott ka impresionuar...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjatë vizitës në Gjermani. Ai ka paralajmëruar se do...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje partnerëve perëndimorë që t’i japin shtetit të tij sisteme shtesë të mbrojtjes, me qëllim...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KODE), ka organizuar aktivitetin “Shkolla e 100-të” e lidhjes së 100 shkollave...
    Vip26 Prill 2024
    Këngëtari Bardhi, i cili ua mori zemrat publikut edhe më shumë me paraqitjen e tij në Big Brother VIP Albania, sapo ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.