Miku historik i Kosovës dhe ish-senatori amerikan, Bob Dole, ka mirëpritur lajmin për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Dialogu është koordinuar nga i Dërguari Special i SHBA’së për dialog, Richard Grenell, dhe do të mbahet më 27 qershor.
‘’Bisedimet e drejtpërdrejta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre vendeve të pavarura është një lajm i mirëpritur. Unë i mbaj njerëzit e Kosovës në zemrën time çdo ditë dhe është dëshira ime më e sinqertë për paqe dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor.’’, ka thënë Dol.
Ish-senatori në postimin e tij ka bashkangjitur edhe foton e tij me ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova
https://twitter.com/SenatorDole/status/1272616751457427456?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1272616751457427456&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fmiku-historik-i-kosoves-robert-dol-i-jep-mbeshtetje-takimit-te-27-qershorit-ne-shtepi-te-bardhe18%2F