×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Meta për Adem Demaçin: Do të mbetesh “Mandela i Europës” dhe “Saharovi” ynë

    FrontOnline
    26 Korrik 2020

    Në dy vjetorin e vdekjes së Adem Demaçit, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka deklaruar se përulen me respekt e mirënjohje te thellë para kujtimi të jetës dhe veprës së tij.

    “Nuk do t’i gjej kurrë fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen e thellë që la pas ikja jote në përjetësi dy vite më parë, Baca Adem Demaçi, emblema e qëndresës shqiptare, Heroi ynë i pashembullt për liri dhe dinjitet kombëtar e njerëzor”.

    “Sot ne përulemi me respekt e mirënjohje të thellë para kujtimit të jetës dhe veprës tënde të lavdishme e frymëzuese për të gjitha gjeneratat e shqiptarëve, si një model kombëtar i skalitur në historinë tonë dhe të luftës për pavarësinë e Kosovës”.

    “Do të mbetesh maratonomaku shqiptar i palodhur i lirisë, ‘Mandela i Europës’ dhe ‘Saharovi’ ynë me më shumë vite burg të vuajtura në ish-Jugosllavi si i burgosur politik, që i’a dole të përballosh e t’i sfidosh me fisnikëri e mençuri sakrificat pambarim për çështjen kombëtare, Kosovën e lirë, të pavarur, sovrane e të njohur ndërkombëtarisht me kufijtë e saj”.“Mirënjohje të thellë për gjithçka na le trashëgimi dhe amanet Baca Adem! Përqafime të ngrohta e vëllazërore për familjen shumë të dashur Demaçi!”, ka shkruar Meta në rrjetin social Facebook.

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Qeveria e re e Gjermanisë, e udhëhequr nga Friedrich Merz, duhet të marrë një rol udhëheqës në politikën e Bashkimit Evropian (BE)...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa “të papranueshme” pas takimit në Stamboll. Pritshmëritë ishin të larta. Ky ishte takimi i...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë se shpreson që javët e ardhshme të rifillojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Kështu u...
    Të tjera
    Vip17 Maj 2025
    Luana Vjollca, drejtuesja e Ferma VIP, ka bërë një “dedikim të madh” dashurie, siç e quajti ajo, LIVE gjatë spektaklit me të...
    Vip17 Maj 2025
    Këngëtari shqiptar Jozi Marku ka bërë një postim të pazakontë në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet i hipur mbi një...
    Lajme17 Maj 2025
    Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka konfirmuar se kjo parti ka refuzuar propozimin e radhës të kryesuesit Avni Deharit,...
    Lajme17 Maj 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folir pasi ka dështuar për të 17-tën herë seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë të...
    Lajme17 Maj 2025
    Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, ka thënë se situata në të cilën fgjendet vendit, është tejet e pakëndshme dhe në dëm...
    Lajme17 Maj 2025
    As sot, për të 17-tën herë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta bëjnë konstituimin e Kuvendit. Kësisoj, vendi vazhdon të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.