Pandemia e COVID-19 tregoi se Gjermania duhet të përgatitet për një veprim të jashtëzakonshëm solidariteti me vendet e tjera të Bashkimit Europian, tha sot kancelarja Angela Merkel, sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, ndërsa Berlini po përgatitet të marrë presidencën e rradhës së BE-së më 1 korrik.
“Pandemia është një sfidë me dimensione të pashembullta. Vendet anëtare të BE-së duhet të ruajnë tregun e tyre të brendshëm dhe të paraqesin një front të bashkuar në botë”, tha ajo në një intervistë me të përditshmen “Sueddeutsche Zeitung”.
Gjithashtu, Merkel theksoi se fondi i propozuar i rimëkëmbjes, që do të rrisë borxhin e BE-së dhe do të transferojë pará në vendet e goditura më së shumti nga ndikimi ekonomik i krizës së COVID-19, ishte një përgjigje e veçantë për një situatë të veçantë.

Të tjera
-
21:18 | 08 Shkurt 2023
-
21:13 | 08 Shkurt 2023
-
20:55 | 08 Shkurt 2023
-
20:26 | 08 Shkurt 2023
-
20:17 | 08 Shkurt 2023
-
20:15 | 08 Shkurt 2023
-
20:06 | 08 Shkurt 2023
-
20:00 | 08 Shkurt 2023
-
19:52 | 08 Shkurt 2023
-
19:51 | 08 Shkurt 2023
-
19:48 | 08 Shkurt 2023
-
19:46 | 08 Shkurt 2023