×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Më shumë se 3500 veta ikën në Kroaci gjatë 2019-s, vazhdojnë të ikin edhe sivjet

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Jo veç Gjermania, Zvicra e Austria.

    Për kosovarët, që zgjedhin jetesën jashtë vatanit shkaku i kushteve  më të mira, vend i lakmuar është bërë tash edhe Kroacia.

    Veç në vitin 2019 në këtë shtet kanë shkuar 3525 kosovarë.

    Sociologut, Bekim Selishta, kjo shifër po i duket goxha e lartë, derisa mungesën e perspektives në vend, ky, e sheh si shkaktar kryesor të migrimit të kosovarëve.

    Për një vit me shku 3500 numri është shumë i madh, edhe pse te ardhurat atje nuk janë shumë të larta. Kjo po ndodh të familjet e reja. Perspektiva është më e vogël tek ne. Nëse lind fëmijë, rrogat nuk janë të mjaftueshme me punu veç njëri prind. Shëndetësia, në anën tjetër, nuk është nivelin e duhur”, u shpreh Selishta për Front Online.

    Ikjet nga Kosova për në Kroaci nuk janë ndalur as në 2020-n.

    Ndonëse nuk ka të dhëna zyrtare akoma, portali Front Online në fillim të këtij viti kishte raportuar për dhjetëra kosovarë që ia mësynin kufijëve të shtetit kroat.

    Madje kërkesat ishin aq të mëdha, saqë kompanitë, kishin lëshuar linja të rregullta katër herë në javë për shkuarjen atje.

    Shtetin e tyre për Kroacinë e ka lënë një numër i konsiderueshem edhe i boshnjakëve dhe serbëve.

    Përgjatë 2019-s, në Byron e Statistikave të Kroacisë figurojnë mbi 12.040 njerëz që kanë emigruar nga Bosnja dhe Hercegovina në Kroaci, derisa 4.079 sosh nga Serbia.

    Nuk dihet nëse ky trend ka vazhduar edhe në vitin 2020, meqë të dhënat për këtë vit mungojnë ende.

    E që Kosova të mos vie para një situate të atillë, sa t`i kalojë këto dy shtete për nga numri i emigrantëve, Selishta, thotë se institutcionet kosovare duhet të bëjnë më shumë.

    “Duhet t`i përkrah, duhet t`i kushton rëndësi familjeve të reja, që ato të rrinë në vendin e vet. Duhet t`i motivojë edhe profesionistët. Ka stimulime të ndryshme. Nëse i ndihmon nënave dhe fëmijëve që kanë ekonomi të dobët ky është një lehtësim i madh”, deklaroi Selishta për Front Online.

    Me fluks të ikjes së qytetarëve, Kosova, është përballur edhe më herët.

    Vetëm në vitin 2015,  75 mijë qytetarë, e patën lëshuar vendin në kërkim të një jete më të mirë në vendet e Bashkimit Evropian.

     

    Nga Rubrika
    Lajme17 Shkurt 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Pas homazheve në Prekaz, Krasniqi tha se njeriu që shpalli...
    Lajme17 Shkurt 2025
    I dërguari presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për misioni speciale, Richard Grenell ua ka uruar kosovarëve 17-vjetorin e pavarësisë. Ai...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Holanda ka uruar Kosovën me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. “Gëzuar 17-vjetorin e Pavarësisë, Kosovë!”, shkruhet në një postim në...
    Të tjera
    Lajme17 Shkurt 2025
    Edhe Dogana e Kosovës ka uruar vendin me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë. Përmes një postimi në Facebook, Dogana thotë se ky...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë ka uruar gjithë qytetarët. Ai pas homazheve...
    Bota/Rajoni17 Shkurt 2025
    Udhëheqësit evropianë do të mblidhen sot për një samit të posaçëm për të diskutuar planet e presidentit amerikan Donald Trump për t’i...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Zvicra ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Pavarësisë. Ky shtet njofton se mbetet e përkushtuar ta mbështesë Kosovën në ndërtimin...
    Vip17 Shkurt 2025
    G Bani u përjashtua nga Big Brother VIP Albania 4 pasi e goditi me shuplakë në fytyrë Gjestin. Ai e thekson se...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Kryetari Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati i ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.