Sot do të mblidhet Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Brendshme, ku është njoftuar se ministri i Punëve të Brendshme, njëherësh koordinator i Grupit Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI), Agim Veliu, do të mbajë takimin e radhës me përfaqësues të këtij grupi për të diskutuar rreth situatës aktuale me pandeminë COVID-19.
Takimi do të mbahet sot, më 3 gusht, duke filluar prej orës 14:00, në ndërtesën e Qeverisë.