×
  • Kronika
  • Kronika

    Mbi 24 mijë qytetarë të dënuar për masat anti-Covid: Ku po shkojnë paratë e gjobave?

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Mbi 24 mijë qytetarë janë gjobitur për më pak se një muaj, për mosrespektim të masave anti-Covid. Të gjitha mjetet nga gjobat e shqiptuara nga Policia nga dita kur ka hyrë në fuqi Ligji për luftimin e COVID-19, do të derdhen në buxhetin e komunave.

    Vendosja e maskës, izolimi nëse je konfirmuar me COVID-19 dhe ndalimi i qarkullimit pas orës 22:30 deri në orën 05:00, janë disa nga masat që Qeveria e Kosovës ka vendosur për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

    Për ata që nuk i respektojnë këto masa, Policia e Kosovës dhe Inspektorati Sanitar kanë shqiptuar gjoba.

    Çdo person që nuk mban maskën dënohet me 35 euro, kurse ai që s’ respekton ndalim-qarkullimin do të dënohet me 200 euro. Ata që nuk e respektojnë izolimin do të dënohen me 500 euro.

    Në një përgjigje për Gazetën Express nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, kanë treguar se nga dita kur ka hyrë në fuqi Ligji i ri për luftimin e COVID-19 janë shqiptuar më shumë se 24 mijë tiketa.

    “Angazhimet e Zyrtarëve policor në zbatim të ligjit NR. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës nga data 26.08.2020-20.09.2020: Gjithsej tiketa: 24349, persona të arrestuar: 4, fletparaqitjet (tiketat) e dërguara në Gjykatë: 4, Vërejtje policore 5918”, thuhet në përgjigjen e PK’së.

    Të gjitha mjetet nga gjobat e shqiptuara nga Policia e Kosovës për masat anti-Covid, do t’u shkojnë komunave.

    Këtë e ka thënë për Express drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

    “Mjetet nga gjobat që Policia e Kosovës ka shqiptuar ndaj qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar masat e Qeverisë për parandalimin e COVID-19, do t’i shtohen buxhetit të komunave”, ka deklaruar Ibrahimi.

    “Sepse tiketat shqiptohen ndaj qytetarëve të atyre komunave dhe me automatizëm kthehen në buxhetet komunale”, ka thënë Ibrahimi.

    Nga data 13 korrik, Qeveria e Kosovës ka vendosur masa strikte për mbrojtje nga COVID-19.

    Të martën, në mbledhjen e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me koronavirus, është kërkuar që të lehtësohen disa nga masat e vendosura.

    Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar që të zgjatet orari i punës së sektorit të gastronomisë dhe orari i lëvizjes, deri në orën 00:00.

    Kjo kërkesë është bërë pasi për shkak të pandemisë, sektori i gastronomisë ka pësuar humbje të mëdha.

    Po ashtu, për shkak të rënies së temperaturave, është kërkuar që lokaleve të iu lejohet edhe puna në hapësirat e mbyllura.

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, të martën pas ka thënë se këto masa mund të lirohen, por kjo do të bëhet në bazë të vlerësimit të situatës.

    “Me këtë siguri do të ecim edhe në vlerësimin e masave të reja qoftë në kufizimin kohor por edhe në disa aspekte në gastronomi, disa lirime në aktivitete sportive që ndërlidhen me garant ndërkombëtare. Lirimi i masave ka të bëjë me vlerësimin të cilin e kemi të situatës, personalisht dhe në emër të MSh jemi pak konservativ në ecjen apo në lirimin e tepruar. Nuk do të lejojmë që asnjë gabim i cili mund të na shkaktojë ndonjë problematikë”, ka deklaruar Zemaj./

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.