×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mbi 1,200 të vdekur për një ditë, Trump këmbëngul përsëri: Virusi po zhduket

    FrontOnline
    08 Gusht 2020

    Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, e ka përdorur një rënie të rasteve të reja të koronavirusit në Floridë, Teksas dhe Arizonë për të pretenduar se ky virus është duke u zhdukur, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara regjistruan mbi 1,200 viktima në 24 orët e fundit.

    Presidenti amerikan pretendoi se përmirësimi i shifrave në vatrat e mëdha të përhapjes tregon se pandemia është duke u zhdukur në mbarë vendin, shkruan Daily Mail.

    “Do të zhduket”, tha presidenti Trump gjatë një konference për gazetarë të premten mbrëma në klubin e tij të golfit në New Jersey.

    Deklarata e tij më e re erdhi vetëm dy ditë pasi Trump bëri një pretendim të ngjashëm optimist se virusi vdekjeprurës do të largohet, siç tha ai, ashtu siç largohen gjërat. Këtë deklaratë e bëri të mërkurën, kur bëri thirrje për rihapje të shkollave.

    Besimi i palëkundur i kreut të shtetit më të prekur në botë nga pandemia se virusi së shpejti do të jetë një kujtim i largët bie ndesh me paralajmërimet e qarta të ekspertëve më të lartë të shëndetësisë, Dr. Anthony Fauci dhe Dr. Deborah Birx.

    Numri i përgjithshëm i viktimave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara ka shkuar në mbi 161,000, ndërsa gati pesë milionë njerëz janë infektuar. Këto shifra janë bindshëm më të lartat në botë. Brazili është në vendin e dytë me rreth 100,000 viktima.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Në më shumë se 30 qytete të Serbisë, qytetarët po mbahen protesta, me thirrjen e studentëve që po mbajnë bllokadë, duke kërkuar...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Rreth orës 17:10 të pasdites së sotme, një i mitur 15 vjeç është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, pasi është plagosur...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur për herë të parë në lidhje me sulmet me dronë në Rusi. Ai sapo ka...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali do të marrë pjesë në pjesë në Forumin e Tretë Ndërkombëtar për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” që...
    Lajme01 Qershor 2025
    Në tregun e turizmit në Kosovë ekzistojnë prej vitesh disa kompani që, përkundër kohës së gjatë të operimit, nuk kanë arritur asnjëherë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Arabia Saudite ka ndaluar më shumë se 269,000 njerëz pa leje për pelegrinazhin vjetor të Haxhit të hyjnë në Mekë. Kështu siç...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Lajme01 Qershor 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Sipas një njoftimi nga ana e presidentes,...
    Lajme01 Qershor 2025
    Komuna e Fushë Kosovës që udhëheqet nga kryetari Burim Berisha është përfshirë në një ‘hallakamë’ tenderuese, për shkak të dyshimeve për favorizime...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.