×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbështetësi i madh i Kosovës pritet të jetë sekretar i shtetit në SHBA

    FrontOnline
    23 Nëntor 2020

    Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden pritet ta emërojë Antony Blinken në një nga rolet kryesore të SHBA-së në skenën e politikës globale.

    Blinken, që pritet të nominohet nga Biden për sekretar të shtetit, kishte punuar në Shtëpinë e Bardhë gjatë kohës së ish-presidentit Bill Clinton dhe ishte i angazhuar specifikisht në ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, raporton Gazeta Express.

    Se sa e njeh Kosovën dhe problemet e saj, Blinken ka treguar edhe kur nuk ka qenë në ndonjë pozitë shumë të rëndësishme në SHBA. Për shembull, në nëntor të vitit 2015, ai ishte takuar me presidentin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçin, për t’i dhënë mbështetje fushatës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO.

    “Krenar për ta përcjellë bindjen tonë të fortë se Kosova duhet të mirëpritet nga UNESCO si anëtare e plotë”, kishte shkruar Blinken.

    Në vitin pasues, ai i ishte gëzuar suksesit të xhudistes kosovare Majlinda Kelmendi, që e kishte fituar medaljen e artë në lojërat olimpike në Rio.

    “Në lojërat e tyre të parë Olimpike, urime për Kosovën për fitimin e të artës në xhudo në Rio2016”, kishte shkruar Blinken.

    Ata që e njohin mirë Blinken, këmbëngulin se angazhimi i tij për të drejtat e njeriut është i vërtetë dhe i rrënjosur në përvojën e tij të gjatë. Ai është po ashtu njerku i një të mbijetuari të Holokaustit dhe kishte punuar në Shtëpinë e Bardhë edhe për ndërhyrjen e SHBA-së në Bosnjë.

    Si një internacionalist i lindur, Blinken do të kërkojë t’i qetësojë nervat e lodhur të aleatëve perëndimorë, shkruan The Guardian.

    Pasi të dielën në mbrëmje për herë të parë dolën raportime të mediave se Antony Blinken do të jetë sekretar i shtetit në SHBA gjatë administratës së Bidenit, një intervistë e veçantë nga e kaluara e tij filloi të qarkullonte në mediat sociale.

    Ishte një bisedë e tij në shtator 2016 me Grover, një personazh nga Sesame Street, me temën e refugjatëve, drejtuar fëmijëve amerikanë që mund të kishin shokë të klasës nga vendet e largëta.

    “Të gjithë kemi diçka për të mësuar dhe për të fituar nga njëri-tjetri edhe kur në fillim nuk duket se kemi shumë gjëra të përbashkëta”, i tha Blinken atij.

    Pas katër vitesh të një administrate që i ka ndarë fëmijët migrantë nga prindërit e tyre dhe i ka mbajtur në kafaze, ardhja e Blinken në departamentin e shtetit do të shënojë një ndryshim dramatik, thënë së paku, shkruan The Guardian.

    Sipas të përditshmes britanike, prioritetet e politikës së jashtme në ditët e para të administratës Biden do të jenë rishikimi i traktateve dhe marrëveshjeve e që i la Donald Trump.

    Blinken ka qenë në krah të Biden për gati dy dekada. Pasi punoi në këshillin e sigurimit kombëtar të Bill Clinton, ai u bë këshilltar kryesor i politikës së jashtme të Bidenit në Senat në vitin 2002, si drejtor i stafit në komitetin e marrëdhënieve të jashtme.

    Pasi Obama e zgjodhi Bidenin si zëvendëspresident, Blinken u kthye në Shtëpinë e Bardhë si këshilltar i tij i sigurisë kombëtare. Fytyra e tij mund të shihet në pjesën e pasme të dhomës në fotografinë e famshme të zyrtarëve të Obamës duke monitoruar aksionin që realizoi vrasjen e Bin Ladenit.

    Presidenti Barack Obama dhe zëvendëspresidenti Joe Biden, së bashku me anëtarët e ekipit të sigurisë kombëtare, marrin një azhurnim mbi misionin kundër Osama bin Ladenit në dhomën e Shtëpisë së Bardhë më 1 maj 2011. Antony Blinken mund të shihet i katërti nga zyrtarët që qëndrojnë në këmbë. Fotografia: Pete Souza / AP
    Në dy vitet e fundit të administratës Obama, Blinken shërbeu si zëvendës sekretar i shtetit.

    Lajmi për emërimin e tij të mundshëm si sekretar i shtetit u mirëprit shpejt nga Matt Duss, këshilltari kryesor i politikës së jashtme të Bernie Sanders.

    “Kjo është një zgjedhje e mirë. Tony ka besimin e fortë të presidentit të zgjedhur dhe njohurinë dhe përvojën për punën e rëndësishme të rindërtimit të diplomacisë amerikane”, shkroi Duss në Twitter. “Do të jetë gjithashtu një gjë e re dhe e mrekullueshme të kesh një diplomat të lartë i cili rregullisht është angazhuar me bazat progresive”.

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qytetarët e Kosovës kanë menduar në vitin 2019 e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qëndrimin e tij në Berlin, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e përmbylli me një takim bilateral me ministren e Punëve...
    Lajme26 Prill 2024
    Sipas ish-diplomatit Blerim Canaj, Kurti nuk po besohet më nga presidentët amerikan dhe francez, Jode Biden dhe Emmanuel Macron. Shkaku i këtij...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Të hënën është diskutuar për situatën në Kosovë në seancën e Këshillit të Sigurisë të Organizatës së Kombëve të Bashkuara ku vendi...
    Sport26 Prill 2024
    Futbollisti legjendar dhe ikona e Barcelonës, Romario, është kthyer nga pensionimi në moshën 58-vjeçare. Braziliani ka nënshkruar për klubin e tij të...
    Sport26 Prill 2024
    Valon Zymberi dhe anëtarët e tjerë nga kryesia e klubit të Dritës janë liruar. Ata ishin në masë ndalimi për 48 orë. Sot u mbajt...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    “Nuk ka asnjë urgjencë”, kështu i është përgjigjur kryeministri Edi Rama i kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës, njofton se në vazhdën e aktiviteteve hetimore dhe operative në terren ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të dielën e 21 prillit, qytetarët serb kanë bojkotuar referendumin për shkarkimin e kryetarëve shqiptar në Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.