Deputetja e PDK’së, Evgjeni Thaçi që është edhe mbesa e presidentit të vendit, ka reaguar pas lajmit për aktakuzë nga Prokurori i Specializuar për kreun e shtetit, Hashim Thaçi dhe liderin e Partisë Demokratike, Kadri Veselin.
Në një shkrim në Facebook, Thaçi ka shkruar se UÇK’ja ka bërë luftë të drejtë e të pastër.
Ajo thotë se njoftimi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar është shantazh politik dhe amatoresk, që erdhi pikërisht në kohën kur po bëhen përpjekje për arritje të paqes me Serbinë.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=10223723872464015&id=1209140814