×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbahet takimi i parë i Grupit Punues për Hartimin e Draft Ligjit të Shërbimit Korrektues të Kosovës

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Shërbimit Korrektues i Kosovës sot ka mbajtur takimin e parë të Grupit Punues për Hartimin e Draft Ligjit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

    Hartimi i Draft Ligjit për SHKK-në është nismë reformuese e Shërbimit Korrektues të Kosovës me qellim sigurimin e një vizioni gjithëpërfshirës dhe të konsoliduar të sundimit të ligjit, e po ashtu ngritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë, e veçanërisht në SHKK-në.

    Me qëllim të përmbushjes së obligimeve të cilat dalin nga plani i punës së Qeverisë dhe plani indikativ i punës për vitin 2020-2021 për Hartimin e Draft Ligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës, në koordinim me Ministrinë e Drejtësisë ka organizuar takimin konsultativ në të cilin janë ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Institucioneve Korrektuese të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Avokatit të Popullit, Shoqata e Grave të SHKK-së, Sindikata e SHKK-së, organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare si: KMDLNJ, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, ICITAP, OSBE dhe EULEX.

    Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, z. Nehat Thaçi ka njoftuar të pranishmit lidhur me sfidat me të cilat është ballafaquar Shërbimi Korrektues i Kosovës, si dhe nevojat për hartimin e Ligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës.

    Po ashtu, në fund të takimit drejtori Thaçi caktoi edhe grupet punuese për hartimin e Draft Ligjit për Shërbimin Korrektues, me ç ‘rast u dakorduan lidhur me hapat e mëtutjeshëm rreth hartimit të Ligjit.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Dy vite më parë, Kosovës iu pezullua pjesëmarrja në “Defender 23”, si pasojë e veprimeve të ndërmarra në veri. Por rrethanat kanë...
    Lajme28 Maj 2025
    Komuniteti i Bizneseve në Kosovë të enjten do të organizojë protestë duke bllokuar hyrjet në kryeqytet, kjo për shkak të daljes në...
    Lajme28 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se më 29 maj 2025, e enjte, në intervalin kohor prej ora 10:00 deri në 12:00, do...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2025
    Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, për “Front Online” ka deklaruar se përqendrimi i madh i kapaciteteve ushtarake serbe në jug të Serbisë...
    Lajme28 Maj 2025
    Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke vënë theksin te nevoja për bashkëpunim mes partive...
    Lajme28 Maj 2025
    Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi, ka thënë se një deklaratë e tillë e Maqedoncit nuk përputhet me veprimet operacionale të institucioneve të...
    Lajme28 Maj 2025
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti një delegacion të lartë nga Instituti Kërkimor Shkencor Ushtarak i Akademisë...
    Lajme28 Maj 2025
    Deklarata e fundit e ministrit në detyrë të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, se rreth 70% e kapaciteteve ushtarake të ushtrisë serbe...
    Sport28 Maj 2025
    Ka përfunduar pa gola ndeshja miqësore mes Kosovës U21 dhe Maqedonisë së Veriut U21. “Dardanët” pavarësisht që patën paraqitje më të mirë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.