×
  • Sport
  • Sport

    Mavraj shkakton skandal në Gjermani, reagime të forta pasi fshiu Izraelin nga një hartë

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Futbollisti shqiptar nga Kosova, Mergim Mavraj, i cili luan për ekipin e Guerter Furth ka shkaktuar një skandal në Gjermani pasi që në një postim në profilin e tij në Instagram ka publikuar fotografinë e një harte me mbishkrimin “Free Palestine” nga e cila ka fshirë Izraelin.

    Për një veprim të tillë Mavraj është kritikuar nga ekipi i tij, meqë kanë e kanë konsideruar një veprim antisemit.

    Publikimin e qendërmbrojtësit të ekipit gjerman e ka kritikuar ashpër historiani gjerman Jim Tobias me përshkrimin “ Fantazia me lule e asgjësimit”.

    Tobias thotë e kjo nuk është hera e parë që Mavraj bën veprime të tilla.

    E pas gjithë këtyre kritikave nga klubi dhe mediat, Mavraj e ka shlyer versionin e tij të hartës nga profili i tij zyrtar, megjithatë kjo nuk ka bërë që të zvogëlohet zemërimi në publik.

    Kanë reaguar edhe nga Komisioni Shtetëror Gjerman për Antisemitizëm.

    Ludwig Spanele ka thënë dje se është e frikshme që një lojtar i cili luan në Bungesliga II të publikoj një vizion të tmerrshëm të modelit të Lindjes së Mesme në Instagram, në të cilin sipas tij vihet në dyshim e drejta e Izraelit për të ekzistuar, shkruan Sueddeutche.de, transmeton Gazeta Express.

    Megjithatë Mavraj për  Nürnberger Nachrichten ka thënë se nuk është një antisemit.

    Nga një postim i tillë i Mavrajt është distancuar klubi Guerter Furth përmes njoftimi zyrtar.

    “Si një shoqatë, ne jemi për tolerancë, diversitet dhe barazi dhe jemi kundër diskriminimit, racizmit dhe përjashtimit, gjë të cilët e kemi shprehur në mënyrë të rregullt përmes fushatës Diversiteti fiton”, thuhet në këtë qëndrim të klubit gjerman.

    Lidhur me rastin është marrë edhe qendra për kërkime rreth antisemitizmit, RIAS në Bavari.

    “Me këtë grafikë, Mavraj duket se ka shprehur një dëshirë ku izraleitët ekspozohen ndaj antisemitizmit pa mbrojtje. E rrezikshme”, kanë thënë nga kjo qendër.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.