×
  • Lajme
  • Lajme

    MASHT dhe SBASHK’u nisin përgaditjet për fillimin e vitit të ri shkollor

    FrontOnline
    10 Gusht 2020

    Ministri i arsimit, Ramë Likaj, sot ka pritur në takim kryetarin e SBASHK’ut Rrahman Jasharaj, me të cilin kanë disktuaur për përgaditjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

    MASHT përmes një komunikate në rrjetin social Facebook, tha se vendimi për vazhdimin e mësimit do të merret me IKSHPK’në, MSH’në dhe institucionet tjera përgjegjëse.

    “Ministri Likaj, në këtë takim ka folur për koncept dokumentet të cilat janë hartuar për fillimvitin shkollor, sipas rrethanave të krijuara nga pandemia COVID-19, ku secili vendim do të merret në konsultim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë, IKShPK-në dhe institucionet tjera relevante.”, thuhet në njoftimin e MASHT’it.

    Njoftimi i plotë:

    Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka pritur sot në takim kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, me të cilin ka diskutuar lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 në ambientet shkollore.

    Ministri Likaj, në këtë takim ka folur për koncept dokumentet të cilat janë hartuar për fillimvitin shkollor, sipas rrethanave të krijuara nga pandemia COVID-19, ku secili vendim do të merret në konsultim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë, IKShPK-në dhe institucionet tjera relevante.

    Ministri Likaj dhe Kryetari Jasharaj janë pajtuar që të formohet një komision i përbashkët në mes të Ministrisë së Arsimit dhe SBASHK-ut për rishikimin e Kontratës Kolektive, si dhe për mundësinë e vazhdimit të programit për ngritjen profesionale të mësimdhënësve, pa shkëputje nga puna.

    Ndër të tjera, ministri Likaj është zotuar që të vazhdojnë përpjekjet e përbashkëta për të gjetur një zgjidhje të drejtë dhe ligjore për mësimdhënësit, të cilët janë të prekur nga sëmundje të rënda.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi tha sot se vazhdojnë të përballen me vatra të reja zjarri edhe në fshatrat përreth...
    Lajme26 Korrik 2025
    Policia e Shtetit ka bërë të ditur se e ka gjetur një vajzë të mitur nga Kosova, e cila ishte larguar nga...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vizitoi nga afër fermerin nga Stublla e Poshtme, të cilit iu dogj shtalla së bashku...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Mërgimtarët që po vijnë në Kosovë, po presin 50-60 minuta për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare e Dheut të Bardhë....
    Lajme26 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Përkujtimore të Policëve të Rënë në Detyrë, tha se në çdo pëllëmbë të Kosovës, është policia që...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka shkruar në profilin e tij se deputeti i VV-së, Artan Abrashi, i ka marrë 690 euro...
    Lajme26 Korrik 2025
    Agim Plashniku, qytetari i përfshirë në një konfrontim me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj saj...
    Lajme26 Korrik 2025
    Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, në përmbyllje të seancës së sotme të dështuar, tha se nuk do të lejojnë që kreu i...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se është hipokrizi që të mblidhen sërish sot në ora 22:00, për të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.