×
  • Lajme
  • Lajme

    Marrëveshja e Washingtonit futi Serbinë në konflikt me të gjithë aleatët e saj

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    Nënshkrimi i marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë në Washington i ka hapur probleme kësaj të fundit me shumë shtete, të cilat deri dje i ka konsideruar aleatë, sidomos me pajtimin e kryetarit serb Vuçiq për hapjen e zyrës shtetërore në Jerusalem.

    “Unë mendoj se lista e problemeve që lindin me këtë është më e gjatë, kemi parë që Liga Arabe tashmë e ka dënuar, Turqinë dhe bota myslimane në përgjithësi, marrëdhëniet tona me palestinezët do të prishen plotësisht,” tha Philip Eidus nga FPN-ja.

    Ish-kryetari i Serbisë, Boris Tadiq ka thënë se çështja e ambasadës në Jerusalem nuk është problemi i vetëm i marrëveshjes në Washington.

    “Për shkak të Jerusalemit na ka futur në konflikt me Bashkimin Evropian. Për shkak të diversifikimit të furnizimit me gaz na ka futur në konflikt me Rusinë, për shkak të telefonisë mobile 5G në konflikt me Kinën, për shkak të Jerusalemit edhe me botën arabe, e ndoshta edhe me administratën e ardhshme amerikane, e cila nuk pranon asgjë nga ato që janë nënshkruar, sepse Biden në këtë çast është në përparësi para Trumpit. Kjo është dëshmi e amaterizmit të plotë të kryetarit të tanishëm Aleksandar Vuçiq”, ka thënë Tadiq për televizionin N1.

    Një zyrtar i UNESCO-s për Evropë mendon se madje me këtë Serbia edhe humbë në pozicionimin e saj në bisedime me Kosovën.

    “Me vetë faktin se Serbia nuk e respekton deklaratën për Izraelin të vitit 1980 do të bëjë që pozicioni i saj negociues të jetë në mënyrë dramatike i dobët, sepse argumentimi i shqiptarëve do të jetë – mirë, nëse nuk e respektoni këtë rezolutë, pse insistoni në respektimin e rezolutës 1244, nëse flasim për njohjen e Kosovës, kjo marrëveshje është një hap i madh i Aleksandë

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.