
Analisti politik, Ilir Ibrahimi, përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se mardhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk kanë qenë kurrë në nivel më të ulët.Sipas tij arsyeja e kësaj është pasi në Kosovë ekziston paaftësia e klasës politike, për tu adoptuar me ndryshimet e interesave strategjike që i kanë SHBA-të botë.
Shkrimi i plotë:
Mardhëniet me Shtetet e Bashkuara sot janë në nivelin më të ulët që kanë qenë ndonjëherë në historinë tonë moderne.Arsyet janë të shumta por ajo që mbizotëron është paaftësia e klasës politike kosovare për tu adoptuar me ndryshimet e interesave strategjike që i kanë SHBA-të botë.Në dokumentin e National Security Strategy të publikuar në vitin 2017, ndryshe nga Administrata Obama e cila e shihte mjedisin dhe ndryshimet klimatike si rrezikun më të madh të sigurisë kombëtare, administrata Trump rrezikun e sheh nga faktori Rus dhe Kinez.
Klasa politike kosovare nuk ka arritur ta kuptojë këtë ndryshim por ka mbetur në politikbërje lokaliste ku lufta bëhet për edhe një votë më tepër.
Tanimë kemi tri qeveri që janë rrëzuar si rezultat i kalkulimeve të gabuara dhe shkurtpamëse në relacion me SHBA.SHBA vazhdojnë të jenë përkrahësi më i madh i Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kjo është bërë e qartë përmes dy letrave të presidentit Trump drejtuar liderëve në Kosovë dhe Serbi si dhe përmes emërimit të një emisari special për dialogun Kosovë-Serbi.Kjo ka hapur një dritare të rë mundësie të cilën politika kosovare deri sot nuk ka ditur ta shfrytëzojë. Përkundrazi, në mënyrë të çuditshme e ka kundërshtuar. Serbia në anën tjetër ka luajtur më menqur duke e bërë pozitën e Kosovës edhe më të papërshtatshme.Kosova duhet të gjej rrugën për tu rreshtuar me SHBA-të në këtë përpjekje për ti bërë ballë influencës ruse dhe kineze. Kundërshtimi do të thotë rreshtim më këto dy të fundit kundër SHBA-ve.Dialogu dhe marrëveshja me Serbinë është pjesë e kësaj strategjie. Kosova nuk duhet ti frikësohet një marrëveshjeje të tillë. Përkundrazi, duhet ta mirëpres dhe të bëhet partner i barabartë dhe konstruktiv.Nuk është e çuditshme që vende si Rusia dhe Kina nuk e mirëpresin një zgjidhje të tillë dhe nuk është e pritshme që punojnë kundër saj. Shoqëria kosovare duhet të tregohet e menqur që të mos bie viktimë e këtij kundërshtimi i cili te ne fatkeqsisht shpesh nga injoranca po vie në forma të ndryshme, ndonjëherë të veshura e të kamufluar edhe me petkun vendor.Për ata që dojnë ta marrin mundin e ta lexojnë dokumentin, e keni më poshtë