×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Maqedoni/ “Shpërthen” virusi, 4 vdekje dhe 101 raste në 24 orë

    FrontOnline
    03 Qershor 2020

    Shifrat e fundit, sic thonë mediat vendase, praktikisht e kthejnë Maqedoninë në situatën që shënonte me koronavirusin në fillim të prillit. Nga 974 teste të kryera  gjatë 24 orëve të fundit, 101 persona kanë rezultuar pozitiv. Më shumë se gjysma janë regjistruar në Shkup, e 12 në Kumanovë dhe rrethina.

    Po kështu janë konfirmuar 4 vdekje; viktimave ishin të moshave nga 58 deri në 84 vjeç. Komisioni i Sëmundjeve Infektive të enjten do të diskutojë gjendjen pas shtimit të rasteve me Covid-19 dhe nuk e përjashton mundësinë e paraqitjes së propozimit në qeveri për aplikimin e masave kufizuese, sidomos gjate fundjavës kur besimtarët ortodoksë shënojnë një festë fetare.

    Megjithatë, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pretendon se virusi për momentin nuk e ka fuqinë e njejtë, si në fillim të pandemisë, dhe se të gjithë të infektuarit janë në gjendje të qëndrueshme.

    Ai gjithashtu thekson se numri i lartë i rasteve është edhe rezultat i numrit të lartë të testeve që po kryhen në Maqedoninë e Veriut. Që nga fillimi I pandemisë, në vendin fqinj kanë humbur jetën prej saj 145 persona, ndërsa të infektuarit janë gati 2.500.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.