×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Maqedoni, Lidhja e shoqatave të pacientëve me diabet kërkon përpilim të regjistrit kombëtar të diabetikëve

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Lidhja e Shoqatave të diabetikëve në Maqedoni dërgoi kërkesë te Ministria e Shëndetësisë për miratimin e një plani kombëtar për parandalim nga diabeti 2020-2030 dhe përpilim të regjistrit kombëtar për personat me diabet, me qëllim , siç theksojnë, të përmirësimit të kujdesit mjekësor të pacientëve me diabet melitus, duke e marrë parasysh realitetin e ri të shkaktuar me virusin Kovid-19.

    “Të udhëhequr nga nevoja për evidentim të mirë dhe kontroll të situatës momentale, shteti duhet ta krijojë këtë regjistër kombëtar me numër të saktë të personave me diabet, sipas tipit të diabetit, moshës, gjinisë, vendit të jetesës etj. Regjistri i arritshëm transparent do të jetë themel serioz që të përpunohet strategjia kombëtare për ballafaqim me diabetin. Përpilimi i kësaj strategjie kombëtare konsiderojmë se duhet të shpërndahet në opinionin profesional dhe në krijimin e së njëjtës të përfshihemi edhe ne si lidhje kombëtare”, citojnë në kërkesën e Lidhjes së shoqatave.

    Njëherit, kërkojnë edhe organizim të kampeve edukative për fëmijë dhe adoleshentë me diabet me ç’rast edukimi për diabet të vendoset në majën e veprimeve prioritare të të gjithë faktorëve për parandalim dhe ballafaqim me diabetin, të udhëhequr nga Komisioni kombëtar për diabet dhe Ministria e Shëndetësisë. Me organizimin e këtyre kampeve edukative te këto dy grupe të pacientëve, të cilët janë veçanërisht kategori e ndjeshme e pacientëve, presin që të njëjtëve t’u ndihmohet më lehtë ta pranojnë gjendjen e tyre shëndetësore dhe me atë të arrijnë kontroll të mirë të diabetit, si dhe të mësojnë se si të arrijnë mbrojtje personale të sigurt nga Kovid-19.

    Mes kërkesave janë edhe furnizimi i terapive të arritshme më moderne GLP-1, terapi agoniste dhe tabletash, dhe se në realizimin e tenderit të ardhshëm, citojnë, presin, në pajtim me ligjin për ilaçe, të gjitha kërkesat ligjore në pjesën
    e cilësisë të ndiqen.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.