Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut raportoi sot për shtatë pacientë të vdekur dhe 89 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.
Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1529 mostrave.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 215 pacientë të shëruar.
Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 585, raporton Alsat-M, transmeton Klan Kosova.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar gjithsej 14,004 persona.
Prej tyre, 10,722 pacientë janë shëruar, numri i rasteve aktive është 2.697.