
Zëdhënësi i lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka i është bashkuar tubimit të lëvizjes Vetëvendosje në sheshin e Prishtinës.
Në një prononcim për Front Online Manxhuka tha se nuk dihet se sa do të zgjas ky tubim.
“Ky është një tubim demonstrues se si do të dukej një protestë në rrethana të këtilla. Kjo asesi nuk do të thotë që është presion ndaj Gjykatës Kushtetuese, e cila pritet të marrë vendim për çështjen e mandatarit. Protesta nuk dihet se a do të zgjasë dhe është e organizuar në strukturat e lëvizjes”, ka thënë Manxhuka për “Front Online”.
Manxhuka ka folur edhe për transportin e aktivistëve që janë duke marr pjesë në këtë tubim. Ai tha. Se thuajse të gjithë janë aktivistë të VV-së dhe vijnë nga strukturat e partisë nga qytete të ndryshme të vendit.
“Të gjithë janë aktivistë të VV-se nga strukturat e partisë në vende të ndryshme, që i janë bashkuar këtij demonstrimi”, ka thënë zëdhënësi i VV-së për “Front Online”.