×
  • Lajme
  • Lajme

    Maloku: UÇK bëri luftë të ndershme, bazuar në konventat ndërkombëtare

    FrontOnline
    27 Qershor 2020

    Ish-drejtues i UÇK-së, Naim Maloku, thotë se pas propozim-aktakuzës së Zyrës e Prokurorit të Specializuar ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, shqiptarët duhet të mobilizohen.

    Maloku që jeton në Slloveni tha se kjo ngjarje ka shpeshtuar takimet e shqiptarëve në këtë vend duke i bashkuar, njofton Klan Kosova.

    Ai është intervistuar në Slloveni nga dy prokurorë të dërguara nga Haga.

    “Ngjarjet në Kosovë janë mjaft shqetësuese dhe me brengë kam pritur ngritjen e asaj aktakuze. Gjëra që s’janë pritur. Edhe gjatë intervistimit tim s’ka pasë shenja që këto dy personalitete do të trajtohen nga Gjykata Speciale në mënyrë kaq urgjente”.

    “Kjo ngjarje që është një goditje e rëndë për Kosovës duhet të shfrytëzohet si një momentum për konsolidimin e shqiptarëve dhe partive politike, kudo që ka shqiptarë duhet të mobilizohen. Është një moment kthese kur duhet të ketë bashkim qoftë brenda partisë, Kuvendit dhe kudo në diasporë”.

    “E shoh edhe këtu një mobilizim të jashtëzakonshëm mes shqiptarëve. Ka pasë shpeshtim të komunikimit derisa kemi qenë të larguar dhe kjo ka bërë që të bëjmë vizita në shoqatën “Migjeni” dhe në Ambasadë. Shpresoj që edhe në Kosovë do ndodhë një proces i tillë”, tha ai.

    Maloku tha se edhe disa sllovenë kanë shfaqur shqetësim për këtë ngjarje.

    “Unë këtu në Slloveni kam pasë kontakte dhe takime që janë interesuar për gjërat në Kosovë. Sllovenët e shohin si një brengë të madhe. Ata janë prezentë me trupat e KFOR-it dhe Sllovenia ka mbështetur gjithmonë Kosovën në të gjitha proceset pozitive që ka pasë”.

    “Kam besim të plotë që shqiptarët në momente krizash dhe vendimtare kemi ditur me gjetë dhe të tejkalojmë shumë inate personale, mëri dhe kemi tejkaluar edhe vetveten tonë”.

    Maloku tha se UÇK-ja ka bërë luftë të ndershme duke iu përmbajtur të gjitha konventave ndëkombëtare për luftën, ndërsa akuzat që po iu bëhen ish-luftëtarëve janë shpifje nga pala serbe.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Maj 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje. Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë: “Me...
    Lajme23 Maj 2025
    Gjatë ditës së premte, nga Presidenca e Kosovës thanë se ende nuk është caktuar prokurori për t’i hetuar kërcënimet ndaj Presidentes Vjosa...
    Lajme23 Maj 2025
    Në Konferencën e Investitorëve për zhvillimin e turizmit lokal, kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka prezantuar master planin për zhvillimin...
    Të tjera
    Lajme23 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka thënë se kreu i VV-së, Albin Kurti, po zhvillon bisedime me kreun e Nismës, Fatmir...
    Lajme23 Maj 2025
    Kryetari i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, ka thënë se vendimi i këtij institucioni për daljen në treg të hapur për biznese...
    Lajme23 Maj 2025
    Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kryeministri i dorëhequr, Albin Kurti, po insiston në votim të fshehtë...
    Lajme23 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar rreth asistentëve personal të angazhuar nga deputetët. Cakolli në postimin e tij e ka lidhur këtë...
    Bota/Rajoni23 Maj 2025
    Policia në Hamburg ka reaguar ndaj raportimeve për një sulm me thikë në stacionin kryesor të trenit të qytetit. Policia e Hamburgut...
    Lajme23 Maj 2025
    “Kanë ndodhur disa provokime”, Policia reagon për të shpjeguar pse ndërhyri në defilimin e maturantëve në Mitrovicën e Veriut. Policia e Kosovës,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.