×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Maloku e Murati përplasen rreth testimeve për COVID-19 që kanë kryer zyrtarët e LDK-së e VV-së

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Deputetja e LDK’së, Doruntinë Maloku ka deklaruar sot në seancë të Kuvendit se në kohën sa ishte Albin Kurti në krye të Qeverisë kabineti i tij kishin qenë të privilegjuar e të parët kishin kryer testet për COVID 19.

    Maloku ka thënë se ajo e disa deputetë tjerë të LDK’së kanë kryer testet pasi që shefi i grupit parlamentar Arben Gashi e sekretari i Kuvendit rezultuan të infektuar me koronavirus.

    “S’ka qenë fshehtësi që disa deputetë të LDK’së duke më përshirë edhe mua edhe stafi politik janë testuar së bashku edhe disa deputetë të partivë tjera përfshirë edhe administratën e Kuvendit pasi shefi i grupit tonë parlamentar e sekretari i Kuvendit rezultuan pozitiv”, ka thënë ajo, duke përmendur testimet e zyrtarëve të ish’qeverisë Kurti.

    “Personat e parë me funksion të lartë publik që kanë qenë të privilegjuar, e theksoj të privilegjuar, për tu testuar kanë qenë zyrtarë të lartë të LVV’së. Për pikë të qefit, kabineti i ish’kryeministrit, të gjithë ministrat e zyrtarë tjerë janë testuar me të filluar pandemia”, tha Maloku.

    Në emër të grupit parlamentar të LVV’së kësaj deklarate të deputetes së LDK’së i ka reaguar Hekuran Murati.

    “Është pikërisht grupi parlamentar i LDK’së që nuk e votuan ligjin anti COVID. Edhe njëherë ta theksoj se ky është versioni i hipokrizisë. Përveç deputetëve kemi pas edhe anëtarë tjerë të LDK’së që janë testuar me gjithë familjen, e tash ka qytetarë që edhe nëse kanë simptoma ju thonë shkoni në shpi e izolohuni”, tha Murati,raporton Front Online.

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/309486783748488/?v=309486783748488&notif_id=1594642598862931&notif_t=live_video_explicit

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Agjencia e lajmeve Reuters, ka shkruar për protestën e mbajtur sot në Prishtinë nga qindra pronarë biznesesh kundrejt vendimit të daljes në...
    Lajme29 Maj 2025
    Ish-deputeti i AAK-së, Haki Abazi ka reaguar për protestën e bizneseve të cilët bllokuan për dy herë hyrjet kyçe të kryeqytetit. Sipas...
    Lajme29 Maj 2025
    Sipas një raporti të publikuar nga Instituti GAP, që nga qershori i vitit 2023, masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se si parti kanë dhënë emrat që do t’i votonin të VV-së, pa asnjë kusht....
    Lajme29 Maj 2025
    Juristja e medias, Flutura Kusari i ka reaguar ministrit në detyrë, Faton Peci, pasi ky tha se nuk i merr seriozisht mediat...
    Lajme29 Maj 2025
    Visar Azemi, anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka cilësuar “të rrezikshme dhe të papranueshme” deklaratën e kryeministrit në...
    Lajme29 Maj 2025
    Nga mëngjesi i sotëm, siç ka raportuar në vazhdimësi Klankosova.tv, Sektori për Hetimin e Korrupsionit (DHKEK) në kuadër të Policisë së Kosovës,...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu ka refuzuar të flasë para gazetarëve, derisa po dilte nga Kuvendi i...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani tha se PDK-ja po pret vendimin e Gjyaktës Kushtetuese në lidhje me formën e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.