Në 24 orët e fundit, një vdekje u konfirmua në Mal të Zi.

Shteti malazez tashmë ka njoftuar për 97 raste të reja të të infektuarve me coronavirus nga 487 mostra të testuar.

“Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit në lidhje me COVID-19 është 31”, thuhet në deklaratën e Institutit të Shëndetit Publik, njofton rtcg.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me coronavirus në Mal të Zi aktualisht është 1991.

Ndryshe, 15.3 milionë njerëz deri më tani në botë janë infektuar me virus gjersa kanë ndërruar jetë mbi 624 mijë persona.