×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mali i Zi e shtyn fillimin e vitit shkollor

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Mali i Zi e ka shtyrë fillimin e vitit të ri shkollor më 1 tetor, pasi autoritetet shëndetësore kanë vlerësuar se fillimi i rregullt i vitit shkollor, më 1 shtator, mbart një rrezik për shëndetin e fëmijëve, njoftoi Ministria e Arsimit e Malit të Zi.

    “Vendimi për shtyrjen vlen për shkollat dhe kopshtet. Gjatë ditëve në vijim Instituti i Shëndetit Publik dhe përfaqësuesit e sistemit arsimor, do të shpallin rekomandimet në bazë të të cilave do të bëhet mënyra e organizimit të klasave në shkolla dhe kopshte”, njoftoi Ministria e Arsimit.

    Vendimi është marrë me rekomandimin e Institutit të Shëndetit Publik, për shkak të pasigurisë me situatën epidemiologjike, e cila, siç thonë zyrtarët, edhe pse nën kontroll, është ende e komplikuar.

    Për shkak të pandemisë së COVID-19, të gjitha institucionet arsimore në Mal të Zi u mbyllën më 16 mars.

    Institucionet parashkollore filluan të punojnë më 4 qershor, por, pas përkeqësimit të situatës epidemiologjike, ato u mbyllën përsëri më 1 korrik.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Nga mbyllja e linjës hekurudhore Berlin-Hamburg për rikonstruksion, te rregullat e reja për fotot dixhitale të ID-së dhe riciklimin e baterive –...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Në kantonin St. Gallen dhe rajonet përreth, në ditët e fundit janë regjistruar disa vjedhje dhe plaçkitje armësh. Ende nuk është e...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Një person ka humbur jetën ditën e sotme, teksa po bënte plazh te Shkëmbi i Kavajës. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia...
    Të tjera
    Lajme21 Korrik 2025
    Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në Gjakovë, ku dy punëtorë ndërtimtarë kanë humbur jetën pasi ranë...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Altin Sahiti, ka njoftuar për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga kjo pozitë. Sahiti...
    Lajme21 Korrik 2025
    Avokati Arianit Koci, para nisjes së seancës së 50-të konstituive të Kuvendit zgjodhi të protestonte më ndryshe se herave tjera. Si rezultat...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kanalet televizive nga Kosova e Shqipëria i posedon nga i pari e deri tek i fundit. E madje edhe shtrirjen e rrjetit...
    Lajme21 Korrik 2025
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica – Xhelili ka ironizuar me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me përdorimin...
    Lajme21 Korrik 2025
    Sindikata e Punëtorëve të RTK’së do të mbajë nesër një konferencë për media. Në njoftim thuhet se qëllimi i konferencës është informimi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.