×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Macron premton mbështetje për Libanin, por bën thirrje për reforma kundër korrupsionit

    FrontOnline
    06 Gusht 2020

    Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se do t’i ofrojë “ndihmë të pakushtëzuar” shtetit libanez pas shpërthimit shkatërrues bë Bejrut, por gjithashtu paralajmëroi se nëse nuk do të implementohen reformat “Libani do të vazhdojë të fundoset”.

    Macron ka arritur në kryeqytetin libanez të enjten dhe u mirëprit nga presidenti, Michel Aoun, raporton CNN.

    Duke folur menjëherë pas arritjes, Macron theksoi se duhet të ketë luftë kundër korrupsionit në sektorin e energjisë dhe kontratat publike.

    Zyrtarët shtetëror po fajësohen për shpërthimin shkatërrues të 2,750 tonëve nitrat amoniumi, i cili nuk është ruajtur si duhet në depot e portit detar, transmeton Telegrafi.

    Macron shtoi se autoritetet libaneze kanë një “përgjegjësi historike” në krizën aktuale. “Është një krizë politike, morale, ekonomike dhe financiare, viktima e parë e së cilës është popullsia libaneze”, tha ai.

    Çfarë dihet saktësisht për shpërthimin masiv në Bejrut të Libanit?
    Franca ka dërguar ndihma në Liban, e cila përfshin dy aeroplanë ushtarakë, 55 personel, 15 tonë pajisje dhe një klinikë të lëvizshme që mund të kujdeset për 500 të plagosur.

    Ndryshe, në mesin e së paku 130 viktimave është edhe një shtetas francez gjersa 24 të tjerë janë të lënduar. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan i cili kryesoi takimin mes delegatëve ukrainas dhe rusë në Stamboll të premten, i përshëndeti...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    TIRANË – Ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale në të gjithë vendin pas zgjedhjeve të 11 majit. Sipas të dhënave...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se “pengesat e fundit” në krijimin e një mjedisi të lirë medial në Kosovë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se “pengesat e fundit” në krijimin e një mjedisi të lirë medial në Kosovë...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Numri i njerëzve që përballen me “nivele të larta të pasigurisë ushqimore”, është rritur për të gjashtën herë radhazi si shkak i...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Sesioni i parë i samitit të Komunitetit Politik Europian ka përfunduar me fjalimet e disa prej liderëve kyçë të kontinentit. Nikoqiri Edi...
    Lajme16 Maj 2025
    Në tregun kosovar vitin e kaluar ishin zbulur 88 mijë kilogram mish peshku me krimba “Anisakis”, që shkakton infeksion tek njerëzit, duke...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se në Tiranë liderët e Evropës u mblodhën për të ndërtuar të ardhmen...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Kryeministri britanik Keir Starmer nisi fjalimin e tij në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë me një batutë, si përgjigje ndaj...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.