×
  • Lajme
  • Lajme

    LVV për lëvizjen e ushtrisë serbe në Karaçevë: Qeveria nuk po mbron qytetarët

    FrontOnline
    09 Gusht 2020

    Një tjetër reagim për hyrjen e disa ushtarëve serbë në fshatin Karaçevë të Dardanës ka ardhur nga Lëvizja Vetëvendosje. Partia e Albin Kurtit ka disa pyetje për kryeministrin Avdullah Hoti, i cili ka dhënë versionin e tij rreth lëvizjes së ushtarëve serbë në atë pjesë.

    Sipas LVV’së, institucionet e vendit po tregohen të ngathët të sigurojnë mbrojtje për qytetarët që jetojnë në fshatrat rreth vijës kufitare me Serbinë.

    LVV’ja kritikon Hotin që po kërkon hetime për lëvizjën e ushtrisë serbe edhe pse, sipas partisë së Kurtit, e kanë konfirmuar Policia dhe e kanë parë qytetarët e asaj zonës.

    “Ky kryeministër, që ka hequr dorë edhe nga reciprociteti me Serbinë, siç duket nuk sheh mundësi që aty ku shfaqet Serbia të ketë prani edhe Kosova. Sipas tij policia kur shkoi në vend të ngjarjes nuk pa asgjë, andaj po kërkon hetim thua se banorët e policia e Kosovës nuk kanë parë hyrje të forcave të Serbisë atje”

    Pa reciprocitet e me huti, kjo është qeveria Koti

    Kjo fundjavë u mbyll me lajmin se në rrugën kryesore të fshatit Karaçevë kanë kaluar 8 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe, të uniformuar, me helmeta dhe armë të gjata. Dëshmitarë ishin banorët të cilët edhe i fotografuan ata, por edhe ish kryetari i komunës së Dardanës, Shaip Surdulli, i cili tregoi se policia e Kosovës më vonë ia ka konfirmuar se ata janë pjesëtarë të xhandarmërisë serbe.

    Nuk është hera e parë që shohim një patrullim të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Kosovës. Shpesh ka pasur incidente të tilla edhe në të kaluarën. Kujtojmë vrasjet dhe plagosjet në Dumnicë në vitin 2014 dhe dhjetëra raste kur është dëmtuar e vjedhur prona, e janë frikësuar e terrorizuar banorët shqiptarë të këtyre fshatrave në vijë kufitare.

    Qeveria e Kosovës, institucionet vendore në vend se të kujdesen për rendin dhe ligjin, e të sigurojnë mbrojtje për qytetarët në këto pjesë, po vazhdojnë të jenë të ngathëta, neglizhente, ta bartin përgjegjësinë te KFOR-i, e madje edhe të shfaqin mosbesim ndaj banorëve e vetë institucioneve tona. Si u bë që KFOR-it, dhe askujt tjetër i takon ajo pjesë sipas marrëveshjes së Kumanovës, e ndërkohë shohim ecje të lirë e të rëndë të xhandarmërisë serbe aty, dhe askund ndonjë institucion vendor të sigurisë? Si u bë që policia e Kosovës nga vendi i ngjarjes e konfirmoi që ata janë pjesëtarë të xhandarmërisë, kurse më vonë kur pjesëtarë të policisë së Kosovës shkuan në Karaçevë nuk panë asgjë? Duhet hetim e raport i detajuar thotë kryeministri i hutuar përderisa nuk ka kurrfarë ndjeshmërie për cenimin e sovranitetit dhe jetën e sigurinë e banorëve të republikës në atë pjesë.

    Ky kryeministër, që ka hequr dorë edhe nga reciprociteti me Serbinë, siç duket nuk sheh mundësi që aty ku shfaqet Serbia të ketë prani edhe Kosova. Sipas tij policia kur shkoi në vend të ngjarjes nuk pa asgjë, andaj po kërkon hetim thua se banorët e policia e Kosovës nuk kanë parë hyrje të forcave të Serbisë atje. Është koha e fundit që institucionet vendore të jenë në krye të detyrës për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Një ndërhyrje e tillë e xhandarmërisë është e papranueshme e po ashtu edhe indiferenca e institucioneve vendore.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.