×
  • Lajme
  • Lajme

    LVV kërkon interpelancë me ministrin e Arsimit rreth vitit të ri shkollor e akademik

    FrontOnline
    10 Gusht 2020

    Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje inicioi interpelancë për ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, në lidhje me fillimin e vitit shkollor

    Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dorëzuar kërkesën për interpelancë ndaj ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, në lidhje me gjendjen në sistemin e arsimit, planet dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

    “Përkundër se vetëm edhe tri javë na ndajnë nga kur do të fillojë viti shkollor dhe akademik, kjo ministri nuk ka ndërmarrë thuajse asgjë për fillimin e vitit shkollor. Jemi tashmë shumë vonë me planifikim për fillimin e vitit shkollor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka paraqitur ndonjë plan dhe strategji për të garantuar realizimin e procesit mësimor, përfshirjen e të gjithë nxënësve në proces, si dhe mënyrën e zhvillimit të procesit mësimor në situatën në të cilën ndodhet vendi me COVID-19”, thuhet në kërkesën e VV-së.

    Gjatë gjithë pushimit veror, LVV thotë se qeveria nuk është parë të ketë bërë përgatitje për një proces arsimor në rrethana emergjente.

    “Sfidat e ndryshme të organizimit të procesit online të arsimimit do të duhej të trajtoheshin për t’u shmangur me fillimin e vitit të ri shkollor. Nga adaptimi psiko-social i nxënësve me mënyrën online të vijimit të mësimit, trajnimi i mësimdhënësve për mësimdhënie nga distanca, mënyra e dorëzimit të detyrave, leximit dhe angazhimit të nxënësve, zbatimi i mundësisë së shkollimit nga shtëpia, por edhe monitorimi dhe vlerësimi i këtij procesi”, përfundon kërkesa e LVV-së.

    Nga Rubrika
    Kronika31 Maj 2025
    Një 22-vjeçar nga Prishtina është ndaluar nga policia në Kukës, nën dyshimin se nuk deklaroi në kufi të hollat. Policia ka bërë...
    Kronika31 Maj 2025
    Në Morinë është arrestuar 30-vjeçari kosovar, V.M., nën dyshimin se ka trafikuar lëndë narkotike. Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari u arrestua...
    Lajme31 Maj 2025
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur sot në kryeqytet Këshillin e Gruas së kësaj partie, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i saj Albin...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka mbrojtur të propozuarën e tij për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, duke akuzuar deputetët e partive tjera pse...
    Lajme31 Maj 2025
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të diskutojë me ZRrE-në dhe të...
    Vip31 Maj 2025
    Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka shtuar një tjetër supermakinë në koleksionin e tij të pasur: Lamborghini Revuelto, modeli më i...
    Sport31 Maj 2025
    Finalja e Ligës së Kampionëve 2024/25 mes Paris Saint-Germain dhe Interit do të zhvillohet në “Munich Football Arena”. Sezoni 2024/25 i UEFA...
    Kronika31 Maj 2025
    Një burrë është arrestuar të premten në Prishtinë pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të fqinjit...
    Lajme31 Maj 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, e ka uruar ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, për ditëlindjen e 58. Ai ka vlerësuar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.