×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    LVV-ja: “Dardafone.net” po i kërkon 24.6 milionë euro nga Telekomi, heshtja e Prokurorisë dhe e Qeverisë e patolerueshme

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Partia më e madhe opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, ka reaguar nëpërmjet një komunikate për media në lidhje me bllokimin e xhirollogarive të Telekomit të Kosovës (TK) nga operatori mobil virtual “Z Mobile-Dardafone.net”, pronë e Blerim Devollit, raporton portali “Front Online”.

    Sipas LVV-së, 24.6 milionë euro që i pretendon ankuesi që sot  duhet të ishte e paditur dhe e gjykuar bashkë me nënshkruesit menaxherial e politikë për kontratë me elementë të krimit të organizuar.

    Më poshtë mund ta gjeni komunikatën e plotë të LVV-së:

    Sot morëm njoftimin se llogaritë e Telekomit të Kosovës janë bllokuar ashtu që Dardafone net/Devolli të zhvasë një borxh fiktiv të sajuar nëpër procese të orkestruara. Pra 24. 6 milionë euro i pretendon pala që sot duhet të ishte e paditur dhe e gjykuar bashkë me nënshkruesit menaxherial e politikë për kontratë me elementë të krimit të organizuar.

    Telekomi i Kosovës ato pak të ardhura që i ka në këto momente i ka për pagat e punëtorëve dhe operimin shërbimeve bazike, që me shumë kujdes e kursim po i përdorë menaxhmenti i ri.

    Çdo veprim që po bëhet mbi Telekomin është i orkestruar dhe i toleruar në bashkëpunim me drejtuesit politikë që gjenden në Qeverinë e Kosovës dhe partnerët e tyre politikë të klubit PLAN me të cilët po i kryejnë pazaret e të gjitha niveleve.

    Për t’u theksuar është zelli i gjyqtares në Gjykatën Themelore, që mes mijëra lëndëve që presin me vite, në kohë rekorde, në më pak se 2 javë ka nxjerrë një vendim me peshën e rrënimit të Telekomit e në favor të Dardafone.net e Devollëve. Padrejtësinë dhe turpin e Gjykatës Themelore nuk duhet ta tolerojë Gjykata e Apelit në të cilën tashmë është kontestuar ai vendim i padrejtë dhe që i shkakton dëme të mëdha Telekomit. Ky rast e dëshmon nevojën edhe më të madhe të procesit të vettingut në mënyrë që vendi ynë përfundimisht të ketë gjyqtarë të pavarur dhe të pakorruptuar që nuk i nënshtrohen politikës dhe nuk shkatërrojnë ekonominë.

    Edhe njëherë theksojmë se Telekomi i Kosovës është çështje e sigurisë shtetërore, e sigurisë së 2350 punëtorëve të Republikës së Kosovës dhe e gjithë sektorit të komunikimeve elektronike e shumë ndërmarrjeve tjera publike e private të lidhura me Telekomin.

    Kjo duhet të ndalet sa më parë dhe heshtja e Prokurorisë e Qeverisë është e patolerueshme.

    Grupi ynë parlamentar e shtroi këtë çështje ditën e hënën 13 korrik, para Kuvendit, si çështje urgjente, por deputetët e kapur pas pushtetit korruptiv nuk pranuan ta fusnin në rend të ditës.

    Edhe Kuvendi duhet sa më parë ta trajtojë këtë çështje dhe të marrë qendrim për ta ndalur këtë kanosje të rendit e sigurisë në vend. /Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Ekonomi17 Maj 2025
    Që prej pandemisë COVID-19, në Kosovë e më gjerë flitet për rritje çmimesh. Ky trend ka vazhduar edhe në muajt e parë...
    Ekonomi09 Maj 2025
    Sot Kosova feston Ditën e Evropës, por është shteti i vetëm në Ballkan dhe më gjerë e cila që dy vite është...
    Ekonomi02 Maj 2025
    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka ngritur shqetësimin që dështimi i krijimit të institucioneve të reja do të cenojnë miliona...
    Të tjera
    Lajme27 Maj 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, për FrontOnline ka folur pas deklaratës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i...
    Lajme27 Maj 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 13:30. Në rendin e saj të ditës do të jenë disa pika,...
    Kronika27 Maj 2025
    Një 19-vjeçar është plagosur me armë zjarri pas mesnate në Istog.  
    Lajme27 Maj 2025
    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se nga sot, më 27 maj 2025, fillon procesi i aplikimit për...
    Lajme27 Maj 2025
    Pas deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili akuzoi opozitën për bllokimin e institucioneve dhe dëmin që po i shkaktohet...
    Lajme27 Maj 2025
    Nga ora 10:00, Organizatat e Shoqërisë Civile do reagojnë ndaj bllokimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Kjo përmes një performancë simbolike...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.