×
  • Lajme
  • Lajme

    LVV: Hoti ka një besim naiv që mund ta ndaj ekonominë nga politika

    FrontOnline
    20 Shtator 2020

    Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë deklaruar se kryeministri Hoti është i çuditshëm , pasi mendon se ekonomia mund të ndahet nga politika dhe që mendon se një shtet mund të heq dorë nga të qenit shtet përkohësisht.

    Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani tha se momenti final kalojë në Uashington dhe Kosova nuk morri njohje nga Serbia, derisa ka theksuar se së fundmi dolën një listë me projekt ide në mesin e të cilave autostrada e paqes, hekurudha që lidh Prishtinën me Nishin, si dhe linja ajrore Prishtinë-Beograd.

    Zogiani: Kosova vazhdon të sillet si autoritet jo shtetëror

    “Kryeministri Hoti i ka konfirmuar opinionit ndërkombëtar se Serbia nuk do ta njoh Kosovën, do me thënë kjo është rezultati përfundimtar i këtij narracioni që na kanë futur këta për këtë kohë…Thelbi i këtyre marrëveshjeve është se Kosova vazhdon të sillet si autoritet jo shtetëror, pak a shumë në sensin terminologjik, Kosova po vazhdon të mos ketë fare referenca të shtetësisë, për shembull kur flitet për autostrada, për hekurudha e të tjera, në këto marrëveshje nuk mund të gjeni ndonjë referencë për pikat kalimtare si pika të kufirit”, tha ai, duke shtuar se Serbia në marrëveshjen me Maqedoninë e ka të theksuar si pika kufitare por kjo nuk ndodhë edhe me Kosovën.

    Sipas tij, në të gjitha marrëveshjet se Kosova përveç që po determinon zhvillimet e saj infrastrukturore me Serbinë, po e bën veten vend transit, ku mallrat që kalojnë nëpër Kosovë, janë të lira. Kurse, ato që me origjinë nga Kosova, pengohen.

    Zogiani: Hoti ka një besim naiv, nuk mund ta ndash politikën me ekonominë

     

    “Edhe nëse teorikisht po të ndodhin këto projekte, Kosova nuk do ta arrijë t’i përdorë ato për shkak se ka pengesa pafund jotarifore të cilat nuk janë zgjidhur me Serbinë. Këto pengesa që i krijon Serbia nuk zgjidhen sepse as nuk kërkohen me u zgjedh, ashtu siç nuk është kërkuar as njohja e Kosovës në Uashington nga pala kosovare, por vazhdohet me të tilla ide, pa zgjidhur problemet politike me pretendimin që tashmë e kemi ndarë ekonominë nga politika dhe kjo është me qëllim që këto projekte të mos kenë ndonjë ndikim në zhvillim të Kosovës por thjesht Kosova të jetë një pranuese pasive e politikave të dikujt tjetër….kemi pra një kryeministër të çuditshëm që mendon se ekonomia mund të ndahet nga politika dhe që mendon se Kosova ose një shtet mund të heq dorë nga të qenit shtet përkohësisht, ose e konsideron vetën shtet ose nuk e konsideron vetën shtet, nuk mund ta pauzash shtetin, nuk mund ta pauzash ekzistencën e shtetit, kështu që është një besim naiv i këtij kryeministri që mund ta ndaj ekonominë nga politika dhe pastaj çështjet politike zgjidhen me autizim“,tha ai.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.