×
  • Lajme
  • Lajme

    Lul Raka: Me këtë trend të rritjes, mund të mbingarkohet Klinika Infektive

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë, bartja e maskave dhe mbajtja e distancës në Institucionet Publike është bërë e obligueshme.

    E pikërisht mos respektimi i këtyre masave kohëve të fundit ka bërë që rastet me virusin korona brenda ditës të jenë mbi 100.

    Ndërkohë, mikrobiologu kosovar, Lul Raka, në emisionin Frontal të T7, konfirmoi që pikërisht rritja e rasteve vjen si pasojë e mosrespektimit të masave.

    Raka gjithashtu shpreh shqetësimin e tij lidhur me kapacitetet e klinikës infektive, nëse vazhdon ky trend.

    “Ngritja e rasteve të ditëve të fundit është reflektim i moszbatimit të masave parandaluese, ne kemi thënë prej fillimit që vaksine s’ka prandaj ilaçi i vetëm është parandalimi. Me një trend të tillë të rritjes shumë shpejt mund të mbingarkohen kapacitetet në Klinikën Infektive sepse për 3 ditë, prej 40 pacienteve janë 60. Por me këtë trend shumë shpejt mund të rritet”, ka thënë mikrobiologu.

    Mikrobiologu thotë se ende situata është nën kontroll, derisa thotë se jo domosdoshmërish çdo rast do të spitalizohet.

    “Ende s’ka dal prej kontrollit, por trendi është shqetësues. Për dallim prej fillimit, të gjitha rastet kanë shkuar në spital. Tash nuk shkojnë në spital. Fatmirësisht pjesa më e madhe e kanë pas simptomatologji të lehtë ose pa simptoma. Nëse nuk ka zbatim të masave, ka inspektorë e policë që mund ta kontrollojnë një gjë të tillë”.

    Ndërkohë ai bëri thirrje qytetarëve të shmangen nga tubimet apo nga grumbullimet e njerëzve.

    Raka foli edhe për daljen e ish ministrit të shëndetësisë Arben Vitia, në tubimin e LVV me 12 qershor.

    Ai tha se menaxhimi i pandemisë nga Vitia ishte përtej çdo parashikimi, por se dalja e tij në tubim ishte gabim.

    “Prej fillimit e kom potencu se çdo grumbullim i njerëzve pa marrë parasysh kontekstin, është kërcenim për shëndetin publik. Ne Danimarkë 1 person ka dalë pozitiv, 15 mijë vetë kanë me u testu. Unë kam bashkëpunuar me Arben Vitinë, dhe mendoj që për rrethanat e Kosovës ka qenë menaxhim përtej parashikimeve. Mirëpo dalja ne demonstratë në atë kohë, une mendoj që është gabim. Menaxhimi ka qenë i shkëlqyer, por dalja ne tubim është gabim, sepse pikërisht atëherë filluan te rritet numri ne Prishtinë”.

    Lul Raka foli edhe për kërcënimin që ai e mori ditë më parë në Facebook, duke thënë se këto janë pjesë e punës.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar ta prezantojë planin e tij për sektorin e sportit. Përveç Stadiumit...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ka vdekur Menduh Mullaademi, stilisti i parë në Kosovë – një pre ikonave të Prishtinës. Për vdekjen e ti, kanë shkruar nga...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me grupin parlamentar ‘Bllokun e Progresit’ i kryesuar nga shefi i...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Deri në dy orë po vijojnë pritjet për të hyrë nga Jarinja në Kosovë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kombëtar, edhe te...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Të qeshura e argëtim ka shkaktuar Laurenti, kur vendosi ta imitonte këtë herë Leon. E gjitha për frazën e tij të numërimit,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Është gjetur pa shenja jete një burrë 57-vjeçar në fshatin Bruz Zallë të Malësisë së Krujës. Bëhet e ditur se ai ishte...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Xheneta ka dhënë disa doza qortimi ndaj Drilonit për siç tha ajo, se nuk di të shkruajë e të lexojë shqip. Sipas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.