×
  • Lajme
  • Lajme

    Lul Raka: I kërkojë falje kryeministrit dhe stafit të tij për keqkuptimin që kam shkaktuar

    FrontOnline
    12 Maj 2020

    Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Europiane kishte dyshime që ishte prekur me koronavirus gjë që detyroi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, që të vetëizolohej së bashku me stafin e tij dhe stafin e MIE’së. Më vonë ky zyrtar doli negativ ne testim dhe Kurti nuk ishte më i detyruar të vetëizolohej. Infektologu Lul Raka kishte thënë në një emision se mostrat e kryeministrit dhe stafit të tij ishin dërguar për testim në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare në kuadër të IKSHPK’së.

    Megjithatë, mikrobiologu, Lul Raka shprehet se deklarata e tij ka qenë e ngutshme pasiqë nuk i kishte pasur të gjitha informatat sa i përket testimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit. Thotë se në pyetjen e gazetarëve ishte konformuar se Kurti dhe stafi i tij e kanë bërë testin për Covid-19. Si rrjedhojë, Raka thotë se si në cdo rast tjetër rezultatet e testimeve nga IKSHPK dalin rreth orës 20:00 deri në 22:00.

    “Biseda u zhvillua sot kah ora 16.30 pas kthimit tim nga terreni (spitali Sirona dhe Spitali i Gjilanit). Gjatë rrugës, në radio dëgjova për vetëizolimin e Kryeministrit dhe kjo ishte krejt informata që kisha. Pyetja e gazetares për “kryeministrin, mostrat e të cilit janë marrë” po ashtu më gjeti para aktit të kryer se i paskan marrë edhe mostrat! Përgjigja ime ishte në mbrëmje (sikur çdo natë). Kjo informatë paska zgjuar disa portale, të cilat kanë dhënë kontribut të çmuar gjatë pandemisë për informimin e drejtë të qytetarit. Brumin ua paskam dhënë unë vetë. Prandaj, mbase edhe nga lodhja, por dua të deklaroj këto 3 gjëra pas këtyre leksioneve të mësuara”, ka shkruar Raka.

    Ai tutje i ka kërkuar falje kryeministrit në largim Albin Kurtit dhe stafit të tij.

    Ky është postimi i plotë i Rakës:

    SQARIM PËR ZHURMËN E KRIJUAR PËR TESTIMIN E KRYEMINISTRIT!

    INTERVISTË ME EURONEËS ALBANIA, 11.05.2020, ORA 16:32

    Gazetarja Euroneës Albania: Nisim fillimisht me rastin e Kryeministrit në detyrë Albin Kurtin, mostrat e të cilit tashmë janë marrë. Kur priten analizat për Z.Kurti?

    Unë: Rezultatet priten në mbrëmje (shih linkun në postim).

    Biseda u zhvillua sot kah ora 16.30 pas kthimit tim nga terreni (spitali Sirona dhe Spitali i Gjilanit). Gjatë rrugës, në radio dëgjova për vetëizolimin e Kryeministrit dhe kjo ishte krejt informata që kisha.

    Pyetja e gazetares për “kryeministrin, mostrat e të cilit janë marrë” po ashtu më gjeti para aktit të kryer se i paskan marrë edhe mostrat! Përgjigja ime ishte në mbrëmje (sikur çdo natë).

    Kjo informatë paska zgjuar disa portale, të cilat kanë dhënë kontribut të çmuar gjatë pandemisë për informimin e drejtë të qytetarit. Brumin ua paskam dhënë unë vetë. Prandaj, mbase edhe nga lodhja, por dua të deklaroj këto 3 gjëra pas këtyre leksioneve të mësuara:

    1. I kërkoj falje Kryeministrit, stafit të tij dhe qytetarëve të Kosovës për keqkuptimin që kam shkaktuar. Pandemia dhe politika janë simbiozë ideale për storie të medieve, që shpesh dalin jashtë kornizës reale. Shembull i tillë ishte edhe titulli i nxjerrë nga një intervistë para disa ditësh “Çka tha Lul Raka për Behxhet Pacollin”, edhe pse askund nuk përmenda emrin Behxhet!

    2. Ky është sinjal që edhe unë duhet të pushoj pak nga mediet. Prandaj, falënderoj të gjitha mediet për kontributin e jashtëzakonshëm dhe bashkëpunimin e deritashëm në luftimin e infodemisë së COVID-19 në Kosovë. Kjo sfidë është maratonë dhe secili prej nesh duhet ta ruaj energjinë.

    3. Nëse kam diçka për të thënë, do ta shkruaj në facebook vetë, pa uvertyrë të gazetarëve. Tashmë e di se edhe titulli që do të nxirret nga ky sqarim do të dalë në versione të ndryshme.

    Natën

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.