
Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, mbi 5 mijë qytetarë kanë marrë pjesë në test-protestën e sotme në qendër të Prishtinës.
Përmes një postimi në Facebook LVV theksoi se këto janë provat e fundit për llojin e rendit dhe shoqërisë.
“Nuk na mungon vullneti për ta mbrojtur rendin demokratik. Nuk na mungon vendosmëria për të refuzuar nënshtrimin ndaj regjimit të vjetër. Janë këto provat e fundit për llojin e rendit dhe shoqërisë që e aspirojmë. Duam zgjedhje sa më parë”, thuhet në njoftim.
https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10156864215197000