×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci: Vëlla Ali, përgjithmonë mirënjohës e krenar për çdo hap e çdo vepër tënde për Kosovën dhe të drejtat e shqiptarëve

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se ftesa për të qenë dëshmitar në Hagë për Ali Ahmetin nuk ishte befasi, sepse të gjitha personalitetet që ndërtuan dhe kontribuan për UÇK-në, tashmë janë ftuar në cilësi të ndryshme për të dëshmuar.

    Lladrovci ka theksuar se “Kosova është krenare me bijtë dhe bijat më të devotshme të kombit që i dolën përballë makinerisë vrastare serbe, duke e çliruar Kosovën, së bashku me NATO-n”.“Vëlla Ali, përgjithmonë mirënjohës e krenar për çdo hap e çdo vepër tënde për Kosovën dhe të drejtat e shqiptarëve” ka shkruar në postimin e tij në rrjetin social, kryetari Lladrovci.

    Ja postimi i plotë i tij në fb:

    Nuk është befasi që Ali Ahmeti ftohet si dëshmitar në Hagë, për shumë arsye. Ndër to, më e rëndësishmja është se të gjitha personalitetet që ndërtuan dhe kontribuan për UÇK-në, tashmë janë ftuar në cilësi të ndryshme për të dëshmuar.Për 20 vite, dështon përpjekja për të barazuar viktimën me kriminelin.

    Ali Ahmeti, ka çka të dëshmojë për terrorin nga viti 1981 e këndej të tërë aparatit shtetëror represiv serb, deri te mbi 400 varrezat masive të shqiptarëve në Kosovë, gjatë luftës çlirimtare më 1998-1999.Kosova është krenare me bijtë dhe bijat më të devotshme të kombit që i dolën përballë makinerisë vrastare serbe, duke e çliruar Kosovën, së bashku me NATO-n.Vëlla Ali, përgjithmonë mirënjohës e krenar për çdo hap e çdo vepër tënde për Kosovën dhe të drejtat e shqiptarëve!

    Nga Rubrika
    Lajme10 Gusht 2025
    Gjilani u trondit rëndë sot nga një krim i trefishtë që ndodhi në mesditë, rreth orës 12:32, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Si...
    Lajme10 Gusht 2025
    Gara tradicionale e kërcimeve nga Ura e Fshajt mbi Drinin e Bardhë, mblodhi sot shumë njerëz nga rajoni i Dukagjinit e më...
    Lajme10 Gusht 2025
    Kreu i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka reaguar për zjarret që kanë shpërthyer në fshatin Kqiq. Hamza ka thënë se tashmë...
    Të tjera
    Lajme10 Gusht 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje që të kapen sa më shpejtë autorët e tri vrasjeve në Gjilan, duke shtuar...
    Lajme10 Gusht 2025
    Avokati Arianit Koci ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë kalimit të kufirit me Serbinë. Ai thotë se “çdo udhëtar që...
    Lajme10 Gusht 2025
    Prej 40 deri në 50 minuta janë pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje. Pritje nga...
    Lajme10 Gusht 2025
    Fotografi i njohur kosovar, Arben Llapashtica, i cili ka një karrierë tepër të gjatë si fotograf profesionist, ka treguar se si disa...
    Lajme10 Gusht 2025
    Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar për ngjarjet e sotme që kanë ndodhur në vend, përfshirë edhe konferencën e ministres në detyrë...
    Lajme10 Gusht 2025
    Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, thotë se dy nga të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gjilan, Mefail dhe Edonis...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.