Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar shqiptarët e Luginës së Preshevës për rezultatin që kanë arritur në zgjedhjet parlamentare serbe.Limaj ka thënë se sa herë që shqiptarët janë bërë bashkë rezultatet nuk kanë munguar.
“Rezultatet e zgjedhjeve në Serbi tregojnë për një rezultat të jashtëzakonshëm të Alternativës Demokratike Shqiptare”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Më tutje ai ka shkruar se tani zëri i qytetarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit do të dëgjohet edhe më shumë në Kuvend përmes deputetëve shqiptarë të zgjedhur.“Urime Luginë për këtë të arritur të madhe”.