
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në 23 vjetorin e rënies ka kujtuar dëshmorin e kombit, Luan Haradinajn.
Limaj ka vlerësuar lart figurën e Luanit për të cilin ka thënë se ishte atdhetar i pashoq dhe luftetar i paepur për lirinë e Kosovës, raporton “Front Online”.
Shënimi i plotë i Limajt:
23 vjet me parë, ra heroikisht në fushën e nderit, luftëtari i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjeneral Luan Haradinaj.
Luan Haradinaj ka qenë bërthama e UÇK-së, gjenerali i parë që ka motivuar me qindra e mijëra ushtarë të UÇK-së.
Luani ishte atdhetar i pashoq dhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës.
Veprat e tij dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së janë gurthemeli i Kosovës së lirë.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Luanin dhe të gjithë dëshmorët e Kombit! Lavdi!