Lajme

Limaj kujton mjekun e luftës së UÇK-së, Shpëtim Robaj në 22-vjetorin e rënies

Limaj kujton mjekun e luftës së UÇK-së, Shpëtim Robaj në 22-vjetorin e rënies
12:20 | 30 Shtator 2020

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 22 vjetorin e rënies së mjekut dhe humanistit Shpëtim Robaj.

Limaj thotë se doctor Shpëtim Robaj ishte nga të parët që iu përgjigj zërit të atdheut dhe nevojës që kërkonte koha duke u angazhuar në radhët e UÇK-së, ku dha kontribut të jashtëzakonshëm në mjekimin e ushtarëve të UÇK-së dhe popullatës civile.

“Ai ra në luftë derisa po shkonte për të shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë dhe popullatës civile”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë:
Sot bëhën 22 vjet nga rënia e e mjekut dhe humanistit dëshmor, Shpëtim Robaj.
Doktor Shpëtim Robaj ishte nga të parët që iu përgjigj zërit të atdheut dhe nevojës që kërkonte koha duke u angazhuar në radhët e UÇK-së, ku dha kontribut të jashtëzakonshëm në mjekimin e ushtarëve të UÇK-së dhe popullatës civile
Ai ra në luftë derisa po shkonte për të shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë dhe popullatës civile.
Lavdi jetës dhe veprës të doktorit të luftës, Shpëtim Robaj! Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!

Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa

Të tjera