Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj është prekur thellë me vdekjen e të riut, zyrtarit të partisë së tij, Albert Krasniqi.
“Lajm i kobshëm vdekja tragjike e të riut nga Tërpeza e Malishevës, Albert Krasniqi. I prekur thellë me humbjen e jetës në mënyrë tragjike të bashkëvendësit tim, aktivistit të përkushtuar të Nismës Albert Krasniqi.
Ikja e hershme e Albertit ka lënë boshllëk të madh tek ne. Albertin e kam takuar disa orë para aksidentit në Selinë e Nismës Socialdemokrate si gjithnjë energjik dhe i gatshëm për sfida të reja. Do të mbetet përherë në kujtesën tonë si djalë i edukuar dhe i përgatitur profesionalisht, por mbi të gjitha si një djalë me vlera të larta njerëzore.
Ndajmë dhimbjen me familjen Krasniqi për humbjen e djalit të tyre. Ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që e kanë njohur Albertin! U prehsh në paqe, Albert!”, ka shkruar Limaj.

Të tjera
-
22:19 | 02 Shkurt 2023
-
22:03 | 02 Shkurt 2023
-
21:39 | 02 Shkurt 2023
-
21:20 | 02 Shkurt 2023
-
21:19 | 02 Shkurt 2023
-
21:08 | 02 Shkurt 2023
-
21:03 | 02 Shkurt 2023
-
21:00 | 02 Shkurt 2023
-
20:52 | 02 Shkurt 2023
-
20:48 | 02 Shkurt 2023
-
20:47 | 02 Shkurt 2023
-
20:45 | 02 Shkurt 2023