×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj i kërkon shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, liberalizimin e vizave

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Bilall Sherifi, ka pritur në takim njoftues shefin e ri të Zyrës së BE-së, njëherësh përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, të cilit i ka dëshiruar suksese në misionin e tij, raporton Front Online.

    Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë liberalizimin e vizave për Kosovën dhe dialogun Kosovë-Serbi.

    Limaj tha se integrimet evropiane janë përcaktimi dhe orientimi ynë si vend. Kreu i Nismës ka ngritur çështjen e zvarritjes së liberalizimit të vizave, duke shprehur pakënaqësinë me vonesën e panevojshme në këtë proces.
    Po ashtu ai ka thënë se pret nga BE që t’i mbajë fjalët dhe t’i liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës, në mënyrë që të rinjtë tanë të lëvizin lirshëm në kryeqendrat evropiane.

    Sa i përket dialogut me Serbinë, kryetari Limaj tha se nevojitet një agjendë e qartë me kohë të caktuar, në mënyre që të arrihet deri te marrëveshja përfundimtare me njohje reciproke mes dy vendeve.

    Nga ana e tij, Szunyog u shpreh i gatshëm për bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës në agjendën e integrimit evropian, forcimin e sundimit të ligjit, si dhe për të tejkaluar sfidat që ka sjellë pandemia COVID-19 në fushën e ekonomisë./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2025
    Ushtarë amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR) kanë realizuar një stërvitje tre-ditore...
    Lajme20 Maj 2025
    Një mjek, gjinekolog, ka pësuar lëndime trupore sonte në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, teksa...
    Lajme20 Maj 2025
    I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka biseduar me bashkëpunëtorët e kancelarit Merz për ta çuar përpara normalizimin e...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani do të nis nesër vizitën shtetërore në Zvicër, me ftesë të Presidentes Karin Kuller-Sutter. Kjo është vizita e parë...
    Lajme20 Maj 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar se synon që Glauk Konjufcën ta bëjë ministër në rast se e formon qeverinë...
    Lajme20 Maj 2025
    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se pse nuk ka një marrëveshje me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn. Kurti...
    Lajme20 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka zbuluar qëndrimet e tij që kanë të bëjnë me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që nesër...
    Bota/Rajoni20 Maj 2025
    Gjykata e Apelit në Novi Sad ka vendosur të martën që tre nga gjashtë aktivistët e burgosur politikë të lirohen nga burgu...
    Lajme20 Maj 2025
    Gjykata Themelore në Ferizaj ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga 2 muaj ndaj gjashtë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.