×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Liderët e BE-së arrijnë marrëveshje historike për fondin prej 750 miliardë eurosh

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Liderët e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje historike për fondin e rimëkëmbjes ekonomike me vlerë prej 750 miliardë eurosh dhe planin afatgjatë të shpenzimeve pas pesë ditë të tensioneve dhe mosmarrëveshjeve. Ky ishte samiti më i gjatë i BE-së në dy dekadat e fundit.

    Udhëheqësit e lodhur nga negociatat e gjata më në fund e dhanë miratimin që huaja e përbashkët e BE-së të shpërndahet në formën e granteve përballë një rënie ekonomike që nuk është parë që nga Depresioni i Madh, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

    Përmbylljen e negociatave të lodhshme e bëri të ditur presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili ishte duke e udhëhequr debatin. Ai shkroi vetë një fjalë në Tëitter: “Marrëveshje!”

    Në një konferencë për gazetarë që e mbajti më vonë, ish-kryeministri belg tha se maratona e bisedimeve ka përfunduar me sukses dhe se kjo marrëveshje do të jetë moment kyç në rrugëtimin e Evropës. “Magjia e projektit evropian vazhdon të funksionojë”, shtoi ai.

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se kjo është ditë historike për Evropën, ndërsa valuta euro shënoi rritje të vlerës në krahasim me dollarin pas lajmit për arritjen e marrëveshjes.

    Marrëveshja u arrit në një mbledhje të mbajtur në orën 5 e 15 minuta të mëngjesit të së martës. Shtetet u pajtuan që mjetet të dhurohen në formën e granteve të pakthyeshme për vendet që janë prekur më së shumti nga koronavirusi.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.