Një punëtor ka pësuar lëndime të rënda trupore dje në vendin e tij të punës në fshatin Stanishor të Novobërdës.
I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Fsh. Stanishor, Novobërdë 30.06.2020-10:06. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në një kompani është lënduar dhe është duke u trajtuar në QKUK. Në vendin e ngjarjes janë dalë njësitet policore dhe prokurori i shtetit. Nuk raportohet për të arrestuar.