Një person nga fshati Bresje e Fushë-Kosovë ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që aksidentalisht ishte lënduar në vendin e tij të punës.
Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se viktima është dërgua në QKUK dhe sipas mjekut, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Është arrestuar pronari dhe mbikëqyrësi i firmës së të dyshuarve meshkuj kosovar.
Ndërsa, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Front Online/