
Prej përhapjes së pandemisë së Coronavirusit në Kosovë e deri më tani, Inspektorati i Punës ka bërë rreth dy mijë inspektime në kompani të ndryshme për ta parë nëse ato kanë siguruar pajisje mbrojtëse për punëtorët në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e Coronavirusit.
Këtë e ka bërë të ditur për Front Online, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Inspektoratit të punës, Valon Leci.
Leci për Front Online tha se pas evidentimit të shkeljeve ligjore që kanë bërë punëdhënësit në kohen e pandemisë do të marrin masa juridike sipas ligjit në fuqi për punëtorët.
“Po kemi vërejtur shkelje, tani kemi edhe një raport zyrtar, por nuk dua ta përmendi emrin kompanisë tani sepse janë procedura juridike, do të nxjerrët vendimi për të. Pala ka të drejt me u ankuar, por ajo që dua të them unë është që Inspektorati i Punës do të jetë në zbatim të ligjit dhe të gjitha ata që mendojnë ta shfrytëzojnë pandeminë dhe me i shkel të drejtat e punëtorëve do ta kenë Inspektoratin e Punës si institucion që mbron të drejtat e palëve në marrëdhënien e punës dhe do të ballafaqohen me pasojat ligjore”, tha ai për Front Online. /Front Online
Mbi 2000 inspektime në kohë pandemie, Inspektorati paralajmëron masa ndaj punëdhënësve