
Lidhja Demokratike e Kosovës ka dërguar sot në Kushtetuese shkresën me komente rreth vendimit që mori disa ditë më parë Gjykata Kushtetuese për pezullimin e dekretit të Presidentit Thaçi, raporton Front Online.
Shefi i grupit parlamentar i kësaj partie, Arben Gashi, pasi deponoi shkresën tha se presin që Gjykata t’i jap përparësi drejtësisë Kushtetuese.
“Së bashku me kolegët dorëzuam komentet në emër të grupit parlamentar, po ashtu edhe disa prej deputeteve rastin KO72. Gjykata do të jep përparësi drejtësisë Kushtetuese”, u shpreh ai.
Ai tha se janë në fazën finale të harmonizimit të planit qeverisës.
“Mendoj se partnerët e ardhshëm dhe kryeministri Hoti është i gatshëm të marrë përsipër drejtimin e vendit dhe ballafaqimin me sfidat”, tha ai, raporton Front Online.
https://www.facebook.com/100224887998265/videos/287204335773811/