×
  • Lajme
  • Lajme

    Lazareviq: Ndërkombëtarët krijuan UÇK’në, Gjykata Speciale nuk do të dënojë asnjë shqiptar

    FrontOnline
    28 Shkurt 2021

    Ish-gjenerali serb, Vladimir Lazarevic ka thënë që Gjyakta Speciale në Hagë nuk do të dënoj asnjë shqiptar

    Në kohë të luftës në Kosovë, shërbeu si komandant i Korpusit të Prishtinës.

    Vladimir Lazareviç këtë post zyrtarisht e ushtroi nga janari i 1999-tës deri në qershor të atij viti.

    E për këtë kohë, Lazarevic u gjet fajtor nga Tribunali i Hagës për dëbim dhe transferim me forcë të popullatës shqiptare të Kosovës

    Kësisoj, ish-gjenerali serb fillimisht ishte dënuar me 15 vite burgim, e për të ulur më pas nga Apeli me 14 vite.

    Atij më pas i ishte dhënë lirim i parakohshëm pasi kishte kryer dy të tretat e dënimit të tij me 14 vjet burgim.

    Por, edhe pse kanë kaluar dy dekada nga lufta, Lazarevic është rikthyer që të flasë për atë periudhë.

    Në një intervistë për Kosovo-Online, ish-gjenerali serb ka folur edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë për Gjykatën Speciale në Hagë.

    Ky thotë që nga ky organ i drejtësisë nuk pret që të vihet drejtësia në vend.

    “Që të vihet në vend drejtësia, duhet një institucion i pavarur ndërkombëtar. Ka një milion prova. Çfarë duhet më shumë sesa fakti që Serbia lëshoi ​​nga burgu më shumë se 2,000 terroristë nën presion, madje edhe ata gjyqet e të cilëve kishin mbaruar. Kush do ta kënaqë atë drejtësi? Dhe mijëra njerëz janë viktima të tyre, si shqiptarë ashtu edhe serbë. Edhe sot, sa persona të zhdukur ende po kërkohen? Unë do të doja që drejtësia t’u jepej këtyre viktimave sa më shumë që të ishte e mundur, por unë jam thjesht skeptik në këtë pikë.”

    Lazarevic është pyetur edhe për deklaratat e liderëve politikë në Kosovë ku kërkohet përgjegjësia nga shteti i tij për krimet e kryera në Kosovë.

    Sipas tij, përgjegjësia këto 20 vjet është kërkuar vetëm nga Serbia, ndërsa tani është kthyer vëmendja nga Shqiptarët.

    Por ky thotë që nuk do të dënohet asnjë shqiptar nga ndërkombëtarët pasi që janë vetë ata që e kanë krijuar UÇK-në.

    “Për 20 vjet e më shumë, nën kujdesin e mentorëve të tyre, ata kanë përhapur historinë se ata janë pa mëkat, se Serbia është përgjegjëse për gjithçka, dhe tani papritmas gjykata që është e tyre ka akuza të rënda ndaj ish-presidentit të tyre, kryeministrit dhe zyrtarë të ndryshëm. Ata që mbeten pas, po përpiqen, nga njëra anë, ta ulin atë presion dhe t’i ndihmojnë ata kriminelë, dhe nga ana tjetër, presioni ndërkombëtar është i tillë që ata nuk do të lejojnë që UÇK-ja dhe anëtarët e saj të dënohen për disa krime të rënda. Sepse ata vetë krijuan UÇK-në.

    Ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës është shprehur që gjatë kohës së luftës ka pasur një mashtrim ndërkombëtar, duke përfshirë këtu angazhimin e misionit të OSBE-së, me Ëilliam Ëalker.

    Ky madje i referohet një artikulli të mediumit francez Le Monde, ku vitin e kaluar ka aluduar se gënjeshtra më e madhe botërore e shekullit të 20-të ishte masakra gjoja e pretenduar e civilëve në Racak.

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...
    Lajme26 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sot ka prezantuar raportin për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023. Ky...
    Lajme26 Prill 2024
    Që të bëhen votat për votimin e Kodit Civil duhet edhe pak kohë. Kështu shprehet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KODE), ka organizuar aktivitetin “Shkolla e 100-të” e lidhjes së 100 shkollave...
    Vip26 Prill 2024
    Këngëtari Bardhi, i cili ua mori zemrat publikut edhe më shumë me paraqitjen e tij në Big Brother VIP Albania, sapo ka...
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka marrë pjesë në takimin e grupit punues për migrim, të ftuar nga...
    Sport26 Prill 2024
    Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka kontaktuar me Lille për të eksploruar një lëvizje Edon Zhegrovën. “Bianconerët” po përgatiten për një afat...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e Veriut ka shënuar një rënie krahasuar me zgjedhjet e mëparshme...
    Lajme26 Prill 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qytetarët e Kosovës kanë menduar në vitin 2019 e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.