×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajm i mirë/ Bie numri i të infektuarëve me COVID-19 në Pulmologji

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Ditëve të fundit në Kosovë ka rënë numri i rasteve të infektuara me virusin Covid-19.

    Nga klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, e nga spitalet rajonale, thonë se gjendje sa i përket pandemisë është më e mirë se që ka qenë në muajt e kaluar.

    Sipas tyre, edhe numri i pacientëve që janë duke u trajtuar nëpër klinika e spitale, është më i vogël.

    Pulmologu në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, Bahri Thaçi, ka thënë për Front Online, se në krahasim me muajt e kaluar është ulur numri i rasteve që kanë kërkuar trajtim në këtë klinikë.

    Ai ka thënë se momentalisht në Klinikën e Pulmologjisë janë duke u trajtuar 48 pacient me Covid-19, 4 prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

    “Është ulur numri i pacientëve. Në klinikë sot janë të shtrirë 48 pacient, të cilët kryesisht janë në gjendje stabile. 3 apo 4 pacientë janë në gjendje më të vështirë”, është shprehur ai.

    Thaçi ka treguar se kanë filluar përgatitjet edhe në rast të paraqitjes së rasteve me grip sezonal.

    Ndërsa sa i përket virusit Covid-19, ai është shprehur se nëse ky virus nuk aktivizohet tani pasi fillimit të vitit të ri shkollor, atëherë situata do të jetë më e qetë.

    “Përgatitjet janë duke bërë. Ne si staf shëndetësorë jemi me më përvojë se sa kemi qenë në fillim. Ne po besojmë që nëse virusi nuk aktivizohet tani pas fillimit të shkollës, do të qetësohet situata në përgjithësi”, ka deklaruar ai për Front Online.

    Ndërsa, edhe drejtoresha e Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Lindita Ajazaj-Berisha një ditë më parë, në një intervistë për Front Online, ka thënë se numri i pacientëve me Covid, të shtrirë në këtë klinikë është përgjysmë më i vogël së muajt e kaluar.

    Ajo ka deklaruar se momentalisht 57 pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar në Infektivë, 30 prej të cilëve janë me oksigjenoterapi.

     

    Kjo është situata me Covid-19 në spitalet rajonale

    Edhe në spitalet rajonale thuhet se është ulur numri i rasteve që po kërkojnë trajtim mjekësor për shkak të infektimit me Coronavirus.

    Drejtori i Spitalit të Ferizajit, Jeton Zeqiri ka thënë se 11 persona janë të hospitalizuar për shkak të infektimit me virusin Covid-19.

    Sipas tij, 10 persona janë me oksigjen.

    “11 persona me Covid janë të hospitalizuar, prej tyre 10 janë me oksigjen. Ne po presim që në ditët në vijim t’i lirojmë edhe këta dhe shpresojmë të mos kemi më raste të tilla”,ka theksuar ai.

    Zeqiri ka thënë se në spital kanë 80 shtretër në dispozicion për personat që paraqiten me komplikime të rrugëve respiratore.

    “Gjendja është shumë më e mirë tani. Në qoftë se  ka persona me komplikime të rrugëve respiratore, ne kemi kapacitet prej 80 shtretërve dhe besoj se do ja dalim”, ka thënë ai.

     

    Kaq persona me Covid janë duke u trajtuar në spitalin e  Gjilanit

    Ndërsa, drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu ka treguar se në këtë spital 21 pacient të infektuar me Coronavirus janë duke u trajtuar.

    Sipas tij, numri i pacientëve të infektuar është më i ulët se muajve të kaluar.

    “Ne kemi 21 pacient në spital, tre janë në kujdesin intensiv dhe 18 në repartin e infektivës. Numri i rasteve ka qenë i ulët, kanë qenë 21 kontrolle për një ditë me dy pranime”, ka thënë ai.

    Hajrullahu ka thënë tutje se momentalisht situata me pandeminë është më e menaxhueshme, dhe se gjithçka është nën kontroll.

    “Ne kemi dedikuar 82 shtretër të cilët kanë qenë prapë në disponim të njësive të Covidit. Tani e kemi bërë një përvojë edhe në organizim edhe në menaxhimin e gjendjes.

    Besoj se do të ja dalim”, ka shtuar ai për Front Online./Front Online/

     

     

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Lëvizja Feministe Studentore, ka ndërprerë Konferencën STEMinists’24 e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Kërkesë e tyre ishte përjashtimi...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD – partia në pushtet...
    Lajme26 Prill 2024
    Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi Zeqiri. Në...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra e Norrkopingut mbrëmë fitoi 4:2 ndaj Elfsborgut në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në futbollin suedez. Gol në këtë...
    Sport26 Prill 2024
    Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.