×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak ndjek Grenellin, synon ta rifillojë shpejt dialogun, nga Brukseli pretendojnë se kanë rol kryesor në proces

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Dialogu, që zyrtarisht supozohet të ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, tashmë ka hyrë në rendin e ditës së Administratës Trump. Ambasadori Grenell dha lajmin se ka caktuar takim mes Kosovës e Serbisë në Shtëpi të Bardhë.

    Gazeta Express ka pyetur zyrën për Politikë të Jashtme të BE’së, nëse Grenelli dhe SHBA’ja i ka anashkaluar tërësisht, duke marrë vetë në dorë problemin më të madh të Ballkanit.

    Kur përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak raportohej se ka mbetur i bllokuar në Aeroportin e Cyrihut rrugës për në Prishtinë, Ambasadori Grenell në Tëitter tashmë kishte rikthyer dialogun mes Presidentëve Hashim Thaci e Aleksandër Vuciq, me ekipet e tyre.

    Emisari i Trumpit për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka treguar se është caktuar një takim mes palëve të Ballkanit, në Shtëpinë e Bardhë.

    Grenell, që për momentin ka për detyrë vetëm ndërmjetësimin mes Kosovës e Serbisë, dje ripostoi në profilin e tij komente të të tjerëve, të cilat thonin se për shkak të paaftësisë së Evropës, Amerika po e merr në dorë cështjen e Kosovës dhe Serbisë.

    A është eklipsuar BE’ja tërësisht nga SHBA’ja për problemin në rajonin, që gjeografikisht i takon Evropës?

    Në një përgjigje, Zyra e Borellit e ka komentuar takimin e thirrur në Uashington, më datën 27 të këtij muaji.

    Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE’së thotë se mirëpresin iniciativat të cilat, sipas tyre, përkrahin dialogun që ndërmjetësohet nga BE’ja.

    Duke theksuar disa herë se ndërmjetësuesi në cështjen Kosovë – Serbi është Evropan, kjo zyrë thotë se sot në Prishtinë, përfaqësuesi special, Miroslav Lajcak po vjen me data konkrete kur do rinis dialogu.

    “Ne i mirëpresim të gjitha iniciativat në përkrahje të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, pritet të jetë në Prishtinë këtë pasdite për të diskutuar modalitetet e ndialogut të ndërmjetësuar nga BE’ja. Përfaqësuesi Special i BE’së ka për qëllim të prezantojë datat konkrete për riktim të shpejtë”, thuhet në përgjigjen e BE’së.

    Megjithatë, SHBA’ja tashmë ka caktuar datën e rikthimit në tavolinë të liderëve kosovarë dhe atyre serbe.

    Grenell ka lajmëruar dje se ka marrë zotimin nga Qeveria e Kosovës dhe e Serbisë që, njëra palë të ndalë përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, e tjetra të ndalë fushatën kundër njohjes së shtetesisë së Kosovë, deri më 27 qershor kur do të takohen në Uashington.

    “Sapo pranova angazhimin e qeverive të Kosovës dhe Serbisë për të pezulluar përkohësisht fushatën e çnjohjeve dhe anëtarësimet në mekanizmat ndërkombëtarë, me qëllim që të takohemi në Uashington DC, në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, për të biseduar për dialogun. Nëse njëra palë nuk është e kënaqur me bisedimet e 27 qershorit, ato mund të kthehen sërish në status quo, pasi të largohen nga Uashingtoni. Siç kemi thënë vazhdimisht, ne së pari duhet të bëjnë përparim në rritjen e ekonomive. Ky është fokusi“, ka shkruar emisari i Trumpit.

    Ndërkaq, BE’ja konsideron se dialogu që ajo e ka ndërmjetësuar deri tash ka qenë i frytshëm dhe ka pasur rezultate konkrete për qytetarët në Kosovë dhe Serbi.

    “Dialogu i ndërmjetësuar nga BE’ja ka qenë një proces, që ka sjellë rezultate konkrete për popullin e Kosovës dhe të Serbisë, që nga nisja e tij”, thuhet në përgjigjen e BE’së

    Nga Rubrika
    Lajme09 Maj 2025
    Kosova rrezikon t’i humbë rreth 900 milionë euro të parapara në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian. Këto fonde po...
    Lajme09 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të veçantë që pasqyron ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare. Sipas njoftimit zyrtar, më 09 maj...
    Lajme09 Maj 2025
    Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, më 14 vjen në Kosovë në kuadër të një turi të vizitave në Ballkanin Perëndimor....
    Të tjera
    Vip09 Maj 2025
    Modelja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, ka reaguar me trishtim pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta...
    Lajme09 Maj 2025
    Një aksident trafiku i tipit zingjiror ka ndodhur sonte rreth orës 20:30 në rrugën “B” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete....
    Lajme09 Maj 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i është bashkuar thirrjes së Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës që të ketë kujdes nga...
    Lajme09 Maj 2025
    Pas sulmit të ndodhur në Banjskë, Policia e Kosovës për një kohë të gjatë ka ndërmarrë veprime për mbylljen e rrugëve ilegale...
    Lajme09 Maj 2025
    Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) u ka bërë thirrje mediave që raportimi për tragjedi të bëhet me kujdes, ndjeshmëri...
    Lajme09 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një postim me rastin e shënimit të Ditës së Evropës dhe 80-vjetorit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.