×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është vendimi i Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, për koalicionin me LDK-në

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Sapo ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së.Nënkryetari i këtij subjekti, Ardian Gjini, ka thënë se aty është diskutuar për gjetjen e zgjidhjes që pas përfundimit të mandatit të Presidentit Hashim Thaçi vendi të mos shkojë në zgjedhje.

    “AAK nuk mendon se vendi duhet të shkojë në zgjedhje për shkak të Presidentit. Shpresojmë që partitë do ta gjejnë rrugën për zgjidhjen e Presidentit të vendit”, ka thënë Gjini.

    Ai ka pohuar se Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së është pro që kandidat për President të jetë Ramush Haradinaj.Në takimin e sotëm është qartësuar edhe pozicioni i AAK-së sa i përket Qeverisë aktuale.

    “Kritikat e AAK-së dhe kryetari Haradinaj për modelin e dialogun nuk nënkuptojnë mosmbështetje për Qeverinë dhe nuk nënkuptojnë prishje të koalicionit. Le të jetë e qartë. Brenga jonë është se në këtë format dialogu po kthehet në formatin teknik. Nuk nënkupton largim nga koalicioni. Dialogu nuk duhet të zhvillohet pa SHBA. Nuk nënkuptojnë largim të partnerëve”.

    “Në këtë takim nuk kemi diskutuar për PDK. AAK është kundër shkuarjes në zgjedhje për shkak të moszgjidhjes së presidentit. Nëse synojmë t’i evitojmë zgjedhjet opsioni i përfshirjes së PDK në Qeveri nuk përjashtohet. Por nuk ka qenë diskutim i AAK”, raporton Klani.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.